Lexo me "Si"

“Duhen lexuar librat që na therin, që na pllakosin si gjëmë”

“Mendoj se duhen lexuar veç librat që na hapin plagë, që na therin. Nëse libri që po lexojmë nuk na zgjon siç do të na zgjonte një grusht në çaçkë të kokës, atëherë pse po e lexojmë? Që të na bëjë të lumtur? O zot i madh, po ne mund të ishim të lumtur edhe fare pa libra, e librat për qejf e lumturi të vetes mund t’i kishim shkruar edhe vetë, po të ishte nevoja.

Librat që na duhen janë ata që pllakosin si gjëmë, që trondisin thellësisht, si vdekja e dikujt që duam më shumë se veten, si syrgjynosje thellë në pyje larg çdo njeriu, a si vetëvrasja. Libri duhet të jetë si një sëpatë akullthyese, të çajë detin e ngrirë brenda nesh”.

  • Kjo është një letër e shkrimtarit Franz Kafka për shokun e tij të klasës, Oskar Pollak, historian arti, në vitin 1904)

Franz Kafka mbahet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të 20-të. Vepra e tij përfshin libra si Metamorfoza (1912) apo romane, përfshirë Procesi (1925), Kështjella (1926) etj. Një pjesë e mirë e veprave të tij janë botuar nga shoku i ngushtë Max Brod, i cili nuk e zbatoi dëshirën e Kafkës për t’i shkatërruar dorëshkrimet.

Shkrimtarë si Albert Camus, Gabriel García Márquez dhe Jean-Paul Sartre janë disa nga shkrimtarët e ndikuar nga ai. Letërsia e tij vazhdon të pëlqehet edhe sot.

Një kryevepër mund të cilësohet padyshim vepra "Metamorfoza". Si zakonisht tek Kafka dhe këtu ambienti është një natyrë simbolike. Kafka e fillon veprën e tij me mëngjesin në të cilin një person ndjen që po shndërrohet në kandër. Mëngjesi është i zakonshëm në shkrimet e tij, zgjimi që personifikon shpresën e re, emocionet e reja, të gjitha këto turbullohen menjëherë sapo personi fillon kontaktin me botën, ai rrëqethet nga atdheu zhgënjyes.

Ndërkohë, vdekja sipas Kafkës është një zgjedhje e natyrshme e tij, por jo me ekzaltim e për mundësinë e ndreqjes por duke çliruar pamundësinë përballë natyrës absurde që e rrethon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë