Gjykata e Tiranës ka dhënë sot vendimin për 29 të arrestuarit dhe 2 që janë në detyrim paraqitje në lidhje me dosjen e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, ndërkohë 11 janë ende në kërkim.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për 7 të arrestuar, ku mes tyre janë edhe ish-kryekomunari i Kasharit dhe ish-kryekomunari i Farkës.
Seanca ndaj tyre u zhvillua gjatë ditës së djeshme, ku për shkak të numrit të madh të të arrestuarve ajo zgjati për më shumë se shtatë orë. Duke marrë parasysh volumin e dosjes, vendimi për masën ndaj tyre u shty për paraditen e sotme.
Shumica e të arrestuarve akuzohen për shpërdorim detyre dhe ndërtime pa leje, ndërsa në mesin e të ndaluarve nuk mungonin as biznesmenë në fushën e ndërtimit.
Arrest me burg
1-Hodo Gjoni – Arrest burg
2- Artur Skela- Arrest me burg
3- Fejzi Dyrmishi – Arrest me burg
4- Besnik Fucia, ish-kryekomunari i Kasharit- Arrest me burg
5 -Naim Shehi- Arrest me burg
6- Gezim Shkalla – Arrest me burg
7- Fatbardh Plaku, ish-kryekomunari i Farkës – Arrest me burg
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, për:
1-Anila Harxhi- Detyrim paraqitje
2-Reis Muca- Detyrim paraqitje
3-Merita Kushe- Detyrim paraqitje
4-Hekri Disha- Detyrim paraqitje
5-Bukurie Halili- Detyrim paraqitje
6-Adhurim Qehajaj- Detyrim paraqitje
7-Stela Maze- Detyrim paraqitje
8-Zhaneta Tagani-Detyrim paraqitje
9-Shpëtim Kërçiku- Detyrim paraqitje
10-Jan Ikonomi- Detyrim paraqitje
11-Ermir Cina- Detyrim paraqitje
Ndërsa ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, për:
1-Faik Fejza- Arrest shtëpie
2-Ndoc Pepkolaj- Arrest shtëpie
3-Mehmet Felahi- Arrest shtëpie
4-Agim Eski- Arrest shtëpie
5- Pëllumb Korfuzi- Arrest shtëpie
6- Qiriako Gjergo- Arrest shtëpie
7- Asqeri Xhanari- Arrest shtëpie
8- Vjollca Hoxholli- Arrest shtëpie
9- Ali Dyrmishi- Arrest shtëpie, e cila aktualisht në spital me probleme shëndetësore
10- Shefqet Doda- Arrest shtëpie
11- Gerti Qalliku- Arrest shtëpie
12- Luan Beta- Arrest shtëpie
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.