Sport

Dorëzohet Japonia: Lojërat Olimpike shtyhen në 2021

Tashmë është zyrtare: Arrihet akordi ndërmjet Japonisë dhe CIO-s, ku është vendosur që Lojërat Olimpike në Tokio do të shtyhen në vitin 2021. Sipas asaj që raporton televizioni japonez NHK, kryeministri Shinzo Abe kërkoi që lojërat të cilat do të mbaheshin këtë verë në Tokio, të shtyheshin zyrtarisht me një vit. “Do të presim Lojërat Olimpike si dhe ato Paraolimpike, të cilat do të jenë simboli i fitores ndaj Koronavirus.

Ditët e fundit ka pasur një presion në rritje për një ndryshim të datave, si nga federatat, ashtu edhe nga Komitetet Olimpike Kombëtare, ku Kanadaja, Australia dhe Britania e Madhe kishin kërcënuar se do të bojkotonin aktivitetin nëse do të mbahej në datat e planifikuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë