Ekspozite

Dora Maar është thjesht “Gruaja që qan” e Pikasos

Dora Maar ishte një nga fotografet më të rëndësishme të lëvizjes së surrealizmit. Disa nga fotografitë e saj, të tilla si “29 rue d'Astorg”, u bënë ikona e lëvizjes surrealiste. Megjithatë ajo sot njihet kryesisht si “Gruaja që qan” e Pikasos. Lotët e saj ishin të përshkruar në mënyrë obsesive në piktura të shumta të Pikasos dhe duket se tregojnë për një grua të zhgënjyer nga marrëdhënia abuzive, që nxiti të tërhiqet nga jeta publike.
Ajo ishte një grua enigmatike dhe për këtë gjë ishte e vetëdijshme, e kështu la shumë pak dëshmi të shkruara për jetën dhe veprat e saj. Përpos të tjerave ajo ishte edhe kritike ndaj fotografive.
“Të gjitha fotografitë e mia më së shumti janë një gënjeshtër. Ato janë të gjitha Pikaso. Asnjë nuk është Dora Maar,” i tha ajo shkrimtarit amerikan James Lord.
Në të vërtetë Maar ishte një vajzë shumë punëtore, por pjesa më e madhe e fotografive u zbuluan vetëm pas vdekjes së saj. Punës së saj do të tregohet përsëri në një ekspozitë në Qendrën Pompidoi në Paris dhe do të vazhdojë, edhe në qytete të tjera në mbarë botën. Kuratorët e ekspozitës shpresojnë që të vendosin reputacionin e saj si fotografe dhe të zbulojnë edhe më shumë veprat e saj në kanavace, të cilat po thuajse janë të panjohura.

Maar lindi në Paris dhe e kaloj pjesën më të madhe të fëmijërisë dhe adoleshencës në Argjentinë, për shkak të punës së babait të saj arkitekt. Kur u kthye në Paris për të studiuar artin, ajo krijoi miqësi me Jacqueline Lamba, një tjetër piktore e cila do të bëhej më pas gruaja e shkrimtarit Andre Breton. Të tre ata filluan të studionin artin më profesorin Andre Lhote, por kur vijoi me orët e leksioneve, ajo kuptoi se nuk pëlqente pikturën por fotografinë më shumë. Në punën e saj ajo ishte shumë e talentuar dhe e disiplinuar dhe kjo gjë u vu re që në fotografinë e parë që ajo i bëri vetes. Një portret i mrekullueshëm që daton që prej vitit 1930.
Gjithashtu, Maar-in e tërhiqnin surrealistët për sa i përket politikës dhe ideologjisë artistike. Ajo merrte pjesë në takimet e organizatave të lëvizjes surrealiste, duke protestuar kështu hapur ndaj shkatërrimit të fashizmit. Poeti Paul Eluard, i cili ishte pjesë e organizatës dhe mik shumë i ngushtë i Maar-isë, ishte pikërisht ai që e prezantoi atë me Pikason në një protestë në janarin e vitit 1936. Pas këtij takimi prej shumë kohësh ata njiheshin të gjithë se, ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Në atë kohë Pikaso ishte në një situatë të vështirë si nga ana personale ashtu edhe profesionale. Martesa e tij me Olga Khokhlova, e cila po shkonte drejt divorcit, kishte bërë që atij t’i mungonte frymëzimi, për të mos shfaqur asnjë pikturë të re. Historianët artistik tregojnë se në momentin që u takua me Maar, ai dukej sikur kishte lindur përsëri. Ata janë shprehur se në të vërtet pa Maar-in nuk do të kishte realizuar kurrë veprat e tij më të mëdha.

Edhe pse Maar ishte një ndihmë e madhe për Pikason, ata nuk u martuan kurrë, pasi Pikaso nuk u nda nga gruaja e tij e parë, e cila gjatë gjithë kohës luftonte të kishte dashurinë e tij. Përpos zhgënjimit nga njeriu i zemrës, Maar i duhet të luftonte edhe për kthimin e babait të saj nga Argjentina dhe të gjitha këto ngjarje, e kthyen atë një profesioniste që pak nga pak po largohej nga bota e artit.

Por, edhe pas ngjarjeve të vështira, ajo kurrë nuk u ndal së krijuari. Në fund të vitit 1940, ajo u kthye me një portret të novelistes Gertrude Stein, ku tregoi shumë qartë se asgjë nuk mund ta ndalte artin e saj. Vlerësimet ndaj veprës së saj, e cila mbetet pothuajse e panjohur, por kuratorët e ekspozitës tashmë shpresojnë se njerëzit do të vlerësojnë se Maar, krijonte fotografi shumë interesante dhe të veçanta.
“Harrojeni gruan që qan, të Pikasos, por shikoni se çfarë ka krijuar ajo. Pasiononte, inovative, medituese dhe e ëmbël, kjo ishte Dora Maar,” shprehen organizatorët e ekspozitës./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë