Kinema

Dokumentari – Xhanfize Keko mes grave të mëdha të kinemasë botërore

Martin Scorsese. Quentin Tarantino. Orson Welles. Nis të mendosh se kë rendit si regjisorë të mëdhenj kultura perëndimore, ikonat e kanunit të filmit dhe mendja të shkon pashmangshëm tek burrat, në fillim.Jane Campion, Kathryn Bigelow –edhe ato do të përmendeshin gjithaq. Mbase je duke e kërkuar kineastë që nuk të vijnë në majë të gjuhës, por mund të ishin: Elaine May, Barbara Loden. Por për një kinefil mesatar, që nuk është në kërkim për to, regjisoret gra mund të ndiheshin shumë munguese, jo vetëm në Hollivud, por edhe përtej.Kanuni, siç e dimë, është në shumicë dërrmuese mashkullor. Por në të njëjtën kohë gratë kanë bërë filma, për sa kohë ekziston mediumi.

Nëse nisni të pyesni se cilat janë regjisoret e mëdha gra, përgjigjen e gjeni tek dokumentari 14 orësh i kinefilit irlandez Mark Cousins “Women Make Film” (Gratë bëjnë Film).Shqipëria apo Rumania, ish-vendet e Bashkimit Sovjetik apo vendet arabe, ai kërkon përgjigjet duke rrugëtuar në të gjithë kontinentet dhe dekadat.Në vend që të sjellë prova se gratë bëjnë filma po aq mirë sa burrat, ai e merr fakt të mirëqenë se regjisorett gra bëjnë filma të mëdhenj sipas mënyrës së tyre.

Në rrugëtimin përmes  kinematografisë femërore, Cousins bën një stacion në veprën e regjisores Xhanfize Keko, “Tomka dhe Shokët e tij”, e para kineaste grua në Shqipëri dhe pioniere e filmit për fëmijë.

Një forcë e veçantë e dokumentarit “Women Make Film” është pikërisht mënyra se si e hedh vëmendjen tek shumë kineaste pas Perdes së Hekurt, të cilat, sipas skenarit të Cousins, bënë disa nga filmat më të mirë në historinë e kinematografisë; Binka Zhelyazkova, Larisa Shepitko, Kira Muratova Vêra Chytilová, Wanda Jakubowska, Dinara Asanova, Yuliya Solntseva, Malvina Ursianu, Márta Mészáros, Drahomira Vihanovha, Vgara Verava Stroyeva.

“Women Make Film” do të ishte një arritje e jashtëzakonshme në vetvete edhe pa dëshirën për të treguar historinë e mrekullisë së filmave vetëm përmes vështrimit femëror. Ai përdor vetëm punën e grave dhe e ngre atë në statusin e kryeveprës. “Women Make Film” është një deklaratë politike në lidhje me mënyrën se si kineastet femra janë shpërfillur në botën tonë misogjine. Ndikimi është edhe më i madh sepse çështja nuk bëhet me gjeste ose duke vënë gishtin, por duke treguar dhe analizuar. Përmes shembujve, bëhet e qartë se si duhet parë përtej Shteteve të Bashkuara për të treguar historinë e regjisoreve gra dhe sa shpesh kremtohen fitueset e mëdha të festivalit në të tashmen, për t’u mënjanuar e harruar më pas.

https://www.youtube.com/watch?v=BKvliqAoN00

Ideja e filmit, që e çon shikuesin në një udhëtim, mbështetet nga përdorimi i imazheve të rrugëve midis kapitujve. Perspektiva globale është përforcuar nga përdorimi i Tilda Swinton, Jane Fonda, Adjoa Andoh, Sharmila Tagore, Kerry Fox, Thandie Newton dhe Debra Winter si rrëfyese. Regjisori Cousins ​​shpesh rrëfen vetë fjalët e tij, por këtu stili i tij i rrëfimit duket më real dhe prekës dhe ndryshimi i zërit gjithashtu i jep filmit një tronditje të këndshme.

Frymëzues dhe udhëzues, filmi është i ndarë në 40 kapituj, të cilët bëjnë pyetje retorike - nga “Cila është mënyra krijuese e prezantimit të një personazhi?” tek “Si mendon një regjisor filmi? - për të cilën Cousins nuk i ka domosdoshmërisht përgjigjet. Qëllimi është të përqendrojë “studentët” në gjërat thelbësore: mënyrat për të kornizuar një skenë, si të vendosni tonin, taktikat për kompresimin e kohës dhe krijimin e suspansës, çfarë të shfaqet dhe kur është më efektive të hiqet. Në vend që të imponojë rregulla, ai tërheq shembuj intrigues (megjithëse të pazakontë) nga katalogu i gjerë i filmave të bërë nga gratë dhe i ofron ato si zgjidhje të mundshme. Për ata që janë të interesuar në regji, taktika mund të jetë tepër çliruese, sikur të thuash: “Nuk ka përgjigje të gabuara! Shikoni sa origjinale kanë qenë të tjerat! ”

Regjisorja franceze, Jacqueline Audry

Që nga agimi i kinemasë , edhe përkundër pengesave të mëdha kulturore, gratë kanë marrë timonin. Ato ishin aty në fillim, të përfaqësuara nga pionieret e njohur atë filmit të heshtur si Alice Guy, Lois Weber dhe Germaine Dulac. Ata ia kanë dalë të japin kontribute thelbësore në pothuajse çdo vend, nga Shqipëria (Xhanfize Keko, “Tomka dhe shokët e tij”) në Arabinë Saudite (Haifaa al-Mansour, “Wadjda"). Disa herë, ato kanë shkallëzuar malin e kinemasë industriale, duke u infiltruar në klubin e djemve të Hollivudit për të gjeneruar sukseset e tyre, à la Kathryn Bigelow  (e vetmja grua që fitoi një Oskar si regjisorja më të mirë), gruaja e mrekullueshme Patty Jenkins dhe regjisorja aktiviste Ava DuVernay - e megjithatë, kanunet e filmit i përfshin ato tejet rrallë.

Kjo është një arsyeja që Cousins ​​vendos të ndjekë rrugën e tij për të vendosur se cilat vepra do të përfshihen në “Women Make Film”, duke ndjekur instinktet e tij të shkëlqyera - të cilat ndiheshin si fusnota, nëse jo tangente vetëkënaqësie, në The Story of Film”,  por përfshijnë kursin e  rrethrrotullimit të këtij “filmi të ri rrugëtimi përmes kinemasë” – më shumë sesa thjesht të rishikojë emrat,  që gjendeshin më shpesh në librat shkollorë të filmit. Po, e vetmuara nga klasa e Hollivudit Dorothy Arzner, paraardhësja franceze e Valës së Re Agnès Varda, vizionarja avangarde Maya Deren, producentja e njohur e shndërruar në yll, e pavarura Ida Lupino. Por, siç thotë Swinton, “historia e filmit ka qenë seksiste nga lënia jashtë”.

Regjisorja ukrainase, Kira Muratova

Nga lënia jashtë apo përjashtimi? Sigurisht, nga ana regjisoriale, gratë janë bllokuar nga mundësitë gjatë gjithë kohës.Brenda sferës së akademisë, është krijuar një bursë e rëndësishme për përfshirjen e grave në pothuajse çdo epokë / arenë (kohore dhe gjeografike) të mediumit, por këto arritëse të larta rrallë përmenden ose ekranizohen në kurse kolegji, të cilat zakonisht përqendrohen në punën e bërë nga burrat. Kjo pjesërisht sepse –pa  ndonjë përparësi të veçantë të aftësisë, vetëm aksesit –burrat  janë përgjegjës për shumicën e filmave më me ndikim, nëse jo domosdoshmërisht ata më novatorë (Varda, Věra Chytilová, Chantal Akerman, Claire Denis dhe Leni Riefenstahl secila vendosi kursin e vet, megjithëse të tjerët nuk e kanë ndjekur gjithmonë udhëheqjen e tyre).

Kjo mund të ndryshojë ndërsa Cousins nxjerr në dritë këto vepra të lëna në terr –e cila është një nga arritjet më të mëdha për çdo kritik: ndriçimi i një pune të jashtëzakonshme, të lënë pas dore. Në disa raste më të rralla, është një çudi që ai mund të gjurmojë klipet, gjë që shpjegon cilësinë e ndryshueshme të pamjeve.  Rrjeti TCM do të shtojë transmetimin e “Women Make Film” me 100 filma të përmendur në dokumentar, shumë prej të cilëve do të marrin ekspozimin e tyre më të rëndësishëm në ShBA. Në kontekstin e izolimit nga koronavirusi, kinefilët e lidhur me shtëpinë i kërkojnë zbulimet e  pazakonta, të mprehtësisë kuratoriale të Cousins në një dhuratë - megjithëse do të ishte e drejtë të pyetet pse ai duket kaq përbuzës ndaj kinemasë mainstream.

regjisora sovjete, Larisa Shepitko

Cousins, dokumentari i të cilit u prezantua në Toronto Film Festival këtë vit,  ka kryer një kërkim të jashtëzakonshëm në arkivat e filmit nëpër të gjithë botën, për të na ekspozuar me mbi 700 klipe filmash, nga 183 regjisore gra. E organizon materialin si një klasë, duke a mësuaar temat dhe teknikat e kinemasë, duke përdorur si shembuj vetëm  kineastet gra. Për Festivalin e Filmit në Toronto, Cousins e ndau dokumentarin e tij 14 orësh në pesë programe.

Si regjisoret e arrijnë tonin, besueshmërinë, prezantojnë personazhet, mbërthejnë dialogët dhe e mbajnë inkuadrimin  dhe gjurmojnë filmimin, janë çështjet e trajtuara në programin e parë.Programi i dytë merret me mënyrën sesi regjisorët inskenojnë skenat, mbërthejnë udhëtimet, zbulimet, portretizojnë fëmijën e rritur, ushtrojnë ekonominë, editimin, këndvështrimi dhe planet nga afër.

Programi i tretë merret me mënyrën sesi regjisoret i portretizojnë trupat, seksualitetin, shtëpinë, religjionin, punën, politikën, marshet e ndryshimit dhe komedinë.Programi  i katërt trajton mënyrën sesi regjisoret  menaxhojnë melodramën, fantashkencën, portretizimin e ferrit, tensionet, palëvizshmërinë, çfarë është lënë jashtë, zbulimet e historisë,  kujtesën dhe kohën.Në programin e pesë dhe të fundit, Cousins ndalet tek mënyra sesi regjisorët i portretizojnë brendinë, ekzistencialen, dashurinë, vdekjen, fundet, këngët dhe vallet.

Mark Cousins dhe aktorja Tilda Swinton

Në vend që të imponojë estetikën e tij për artistët, siç bëjnë kaq shumë kritikë, Cousins ​​bën përpjekje për të vlerësuar zgjedhjet e tyre, sado të pazakonta, duke u dhënë shikuesve edhe mjetet për ta bërë këtë.

Mund të jetë sfilitëse  të marrësh një numër të madh filmash që përfshin ky dokumentar (dhe me kleçkë për t’i identifikuar ato herë pas here, duke pasur parasysh etiketat kalimtare që shfaqen në ekran), por ky nuk është qëllimi. Cousins ​​bombardon audiencën e tij me klipe që përfshijnë tema të gjera si Seksi dhe Vdekja, Inkuadrimi dhe Toni, dhe i mbetet shikuesit të vendosë se çfarë të bëjë me të gjitha këto rekomandime. Çuditërisht, është gjithashtu përgjegjësia e tyre të nxjerrin konkluzione se çfarë i bashkon të gjithë këto artiste. “Filmat që kemi parë kanë shumë më shumë protagoniste femra”, përmbledh dokumentari në fund, duke pretenduar se nuk ka përfundime më të thella për t'u nxjerrë.

Thuhej prej kohësh se Cousins po mblidhte një projekt gjigant 22-orësh, të titulluar “Si të Bësh një film: Një zbulim”. A mund të ketë ndodhur që ai e ka rishikuar atë për të bërë një deklaratë politike, duke përqendruar ndikimin e grave në medium? Dhe kush më mirë do ta bënte këtë, duke pasur parasysh thellësinë e ekspertizës së tij në kinemanë klasike dhe botërore?

regjisorja senegalese, Safi Faye

Në fund, lëniet jashtë janë më pak të rëndësishme sesa përfshirjet, të cilat përfshijnë gati 50 vende dhe çdo dekadë. Për një kinofil, është emocionuese të hasësh kaq shumë origjinalitet nga kineastë që nuk njiheshin. Për shikuesit me më pak përvojë, megjithatë, errësira e shembujve dërgon një mesazh të çuditshëm, duke sugjeruar që gratë nuk janë thjesht të nënpërfaqësuara, por margjinale në ndikimin e tyre, kur kjo është thjesht vendi ku Cusins preferon të përqendrohet. Dikush dëshiron që “Women Make Film” të ndihet i arritshëm dhe inkurajues kur në fakt, është një studim i dendur dhe relativisht i avancuar i filmit.

Ndoshta mesazhi më i rëndësishëm është që mediumi i kinemasë nuk do të ishte i njëjti pa kontributet e të gjitha këtyre artisteve femra, gjë që sugjeron edhe një mënyrë tjetër për të lexuar titullin: “Women Make Film”.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë