Ngjarje

Do ndryshojë apo do të restaurohet Notre Dame ?

Pas shkatërrimit të Katedrales Notre Dame në Paris nga zjarri , të hënën e kaluar, Presidenti francez Emmanuel Macron, premtoi se do të ta rindërtonte atë përsëri. Premtimi i tij u ndoq nga një sërë donacione në vlerë monetare, nga shumë vende dhe kompani në mbarë botën.
Rindërtimi i katedrales është një temë që ka shkaktuar shumë polemika në mbarë botën, veçanërisht për faktin se u dhuruan para për ruajtjen e thesareve artistike si Notre Dame, një tendencë që fatkeqësisht nuk kuptohet nga të gjithë. Shqetësues është edhe intimiteti i presidentit Macron që shprehet se kisha mund të “rindërtohet”. Kjo qasje na tregon se ne shumë thjesht mund të bëjmë ç’të duam me kulturën tonë, mund ta rindërtojmë, zëvendësojmë, ose ta klonojmë në çdo kohë. Por, ajo ç’ka u shkrumbua në katedrale tani është e humbur dhe nuk mund të rikthehet vetëm se disa arkitektë të zotë mund të kthejnë strukturën e më pashme. Duhet shumë punë për të rindërtuar dhe historinë që katedralja mbarte.

Pra pasi rrënojat pastrohen dhe dëmtimet janë vlerësuar, çfarë duhet të ndodh më pas ?
Fillimisht duhet që pjesët e padëmtuara nga zjarri të mos dëmtohen nga punimet. Ndërtesa u restaurua edhe në shekullin 19, por punimet e Eugene-Emanuel Viollet le Duc dhe Jean Baptiste Lassus, shkaktuan shumë dëmtime. Gurët që kishin vendosur në mure dhe mbështetëset e dyerve tashmë ishin duke u prishur me një ritët më të shpejtë se sa kullat e shekullit 12, kështu që struktura e ndërtesës ishte e rrezikuar, për t’u shembur. Në një periudhë afat shkurtër Notre Dame duhet të stabilizohet dhe të ndërtohet një çati e re, por kjo duhet të kryhet me shumë kujdes, sepse punimet mund të shkaktojnë dëmtime në gurët e tjerë që kanë mbetur. Vetëm pasi kjo punë themelore të jetë duke u zhvilluar, duhet të merret parasysh që të zëvendësohen edhe objektet që ishin ndërtuar në shekullin e 19, por që ishin shkatërruar përpara rënies së zjarrit. Kulla e katedrales ishte e restauruar në vitin 1859, pasi në vitin 1786 pati dëmtime në strukturën e saj. Për ndërtimin e saj u përdor një gurë mesjetar, i cili nuk ishte parë ndonjëherë në ndërtime të tjera. Kjo meritë artistike ka lidhje me vlerat e artistëve të shekullit 19-të të cilët ishin shumë dashamirës ndaj kombit. Ndërkohë që, nuk dihet ende në çfarë bazash kulturore do të rindërtohet katedralja sot.

Në fakt kjo linjë ngjarjesh të bën të mendosh se ka një mundësi të pafundmë për rindërtimin e ngjashëm të katedrales, pora duhen përdorur teknikat e shekullit 19-të për ta ndërtuar atë? Nëse duhet ta rikonstrukturojmë pse duhet ta bëjmë në të njëjtën formë si më parë? Çfarë duhet bërë për faktin se pjesa më e madhe e ndërtesës origjinale ka humbur në Revolucionin Francez? A duhet të rikonstituohet edhe gjendja para-revolucionare? Secila prej këtyre pyetjeve na bën të mendojmë nëse do të rindërtojmë një histori të rremë, pasi ajo çfarë duhet të ndërtojmë nuk mund të realizohet me teknikat bashkëkohore, të cilat do të evoluojnë deri në 2024, koha kur Presidenti Macron, premtoi se do të përfundonte katedralja.
Karta e Venedikut e vitit 1964, e hartuar nga Këshilli Ndërkombëtar për Monumente dhe Vende, krijoi udhëzime për ruajtjen dhe restaurimin, duke pohuar se, "qëllimi në ruajtjen dhe restaurimin e monumenteve është mbrojtja e tyre më shumë si vepra arti sesa si prova historike”. Sipas kartës zëvendësimet e pjesëve të zhdukura duhet të integrohen në harmoni me gjithë pjesën tjetër të ndërtesës, por në të njëjtën kohë duhet të jenë të dallueshme nga origjinali në mënyrë që restaurimi të mos falsifikojë provat historike. Kështu, nëse katedralja duhet të rindërtohet, duhet të realizohet në një stil bashkëkohor që harmonizohet me monumentin ekzistues dhe gjithashtu që do të dallohet si një produkt i kohës tonë. Kjo mund të tingëllojë radikale, por do të ofronte transparencë më të madhe dhe, për rrjedhojë, vlerë më të madhe, për çdo periudhë historike që mishëron një monument. Për fat të mirë për ruajtjen e nostalgjinë së artit gotik, ekzistojnë shumë shembuj të Notre Dame, një prej tyre është Muzeu i Monumenteve Franceze i ndërtuar në vitin 1843 në provincën Trocadero në Paris.
Përgjithësisht, kultura perëndimore i jep vlerë më të madhe materialit origjinar, prandaj njerëzit paguajnë miliona dollarë për një pikturë origjinale të Da Vincit. Ndërsa, për sa i përket Notre Dame ne mund të ruajmë historinë e saj duke kujtuar vlerat që ka pasur ndër vite, edhe pa realizuar ndërtimin e saj me detaje siç ishte para rënies së zjarrit.

Notre Dame është një monument i gjallë dhe funksional i cili nuk kërkon vetëm rikonstruksion të strukturës, por edhe mirë mbajtje të vazhdueshme. Katedralja mirëpriste 15.000 vizitorë nga e gjithë bota, gjithashtu shërbente edhe për kryerjen riteve katolike të banorëve të Parisit. Sigurisht që nxehtësia dhe lagështia e krijuar nga turma në ndërtesë nuk ishin të mira edhe për strukturën e ndërtesës. Kështu që ky moment mund të jetë mundësi për të vendosur edhe disa rregulla strikte se si do të shfrytëzohet katedralja në të ardhmen. Ndërsa, Notre Dame përfitoi fonde për restaurimin e saj, ndërtuesit duhet të jenë të kujdesshëm që të mos ndryshojnë aspektet themelore të saj. Monumenti duhet të mbetet një pjesë e gjallë e qytetit.
Notre Dame ishte ndërtesa e parë në stilin gotik e ndërtuar në vitin 1160. Si dhe një ndër të paktat monumentet ekzistuese në Paris që shfaqin arkitekturë dhe skulpturë arkitekturore të shek. XII. Restaurimi i shekullit të 19-të, i kufizuar kryesisht në nivelet e sipërme dhe pjesët e jashtme, duhet të ruhet si shembuj të vlerave dhe praktikave të asaj periudhe. Për shkak se ka kaq pak shembuj sikur Notre Dame, duhet të punojmë për të ruajtur integritetin historik duke ruajtur sa më shumë edhe funksionalitetin e ndërtesave. Por si do ta arrijmë, duke ndjekur udhëzimet e Kartës së Venecias apo duke ndjekur historinë? Asgjë nuk është e thjeshtë, e kaluara është e çrregullt, komplekse dhe e vështirë për t'u kuptuar dhe interpretuar. Në përpjekjen tonë për të kontrolluar një dhuratë nga e kaluara, çfarë duhet të bëjmë saktësisht për ta lënë këtë dhuratë edhe për të ardhmen?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë