Vende dhe Udhetime

“Disney World” merr nismën për tu bërë akoma më shumë vegan

Është një botë e gjelbër pas së gjithash.

Disney deklaroi sot se do ofrojë mbi 400 pjata të bëra me bazë bimore, të gjitha pa “mish kafshësh, bulmet, vezë apo mjaltë”, duke filluar që nga tetori. “Kurdo që të vizitosh “Magic Kingdom Park”, ti biesh përqark globit në “Epcot’s World” apo të rrëmbesh një kafshatë në një galaktikë shumë, shumë larg, gjithmonë do e gjesh një pjatë me bazë bimore të cilën mund ta shijosh”, ishte shkruar në deklaratën për shtyp. Pjatat e reja të menusë do identifikohen nga një logo me gjethe jeshile.

Ky është një lajm i mirë për vizitorët të cilët kanë kujdes të veçantë për shëndetin, zakonisht parqet nuk mbahen për ushqim të shëndetshëm. Por kjo është gjithashtu një simbol për diçka më shumë, për pranimin e ushqimeve vegane dhe me bazë bimore nga të gjithë.

Një dekadë më parë, një ekzistencë pa mish lidhej më shumë me njerëzit e fiksuar pas shëndetit, por me kalimin e kohës kjo lëvizje është bërë pjesë e kulturës së popujve. Marrim si shembull “Impossible Burger” tek Burger King, të hënat pa mish nëpër shkolla apo lajmin se KFC po eksperimenton me pulën vegane në bashkëpunim me Beyond Meat. Kjo lloj kulture po futet dalë ngadalë në jetën e secilit prej nesh.

Një dietë me bazë bimore është shumë e mirë për ty, por gjithashtu edhe për tokën. Siç na kujtoi edhe fjalimi i fuqishëm i Greta Thunberg, aktivitetet për mbrojtjen e natyrës janë më të rëndësishme tani se kurrë. Një nga mënyrat se si një qytetar i thjeshtë mund të marri pjesë? Mjafton të hajë më pak mish, pasi bagëtitë kërkojnë shumë burime dhe energji për tu rritur. Kjo gjë nuk ka qënë asnjëherë më e lehtë për tu bërë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë