Kinema

Dimri i “Game of Thrones” mbërrin në prill

I teti dhe i fundit sezon i “Game of Thrones” e ka tashmë një datë. HBO ka thënë se seriali do të kthehet në prill të 2019-ës me gjashtë episode që do të përmbyllin shfaqjen. Seriali fantastik është bazuar në romanet e George R.R. Martin dhe ka qenë ndër më të suksesshmit e rrjetit HBO. Një video që u shfaq vitin e kaluar për të treguar kthimin e serialit, përfshinte klipe nga sezonet e shkuar që tregonin konkurrentët e gjallë e të vdekur për fronin e Westeros, por nuk dha asnjë shenjë për episodet e fundit. HBO nuk është se ka ndërmend të dalë jashtë lojës së “Game of Thrones”. Një seri përpara ngjarjeve të Game of Thrones, krijuar nga Martin dhe skenaristi-producenti Jane Goldman ka nisur punën, ndërsa deri më tani dihet se do të interpretojë aktorja Naomi Watts dhe po ashtu do të ketë edhe të tjerë nënprodukte të këtij seriali.


Po çfarë dimë deri tani rreth sezonit final?

Më në fund e dimë saktë kur ta presim dimrin që po vjen. Do të jetë prilli i 2019-s.
Por përpara se të ngazëlleheni me trailer-in e ri që hedh një vështrim vjedhurazi tek seriali, ju themi të… mos e bëni. Videoja që lajmëron premierën është përmbledhje e të gjithë serialit deri më tani, shoqëruar nga një mbulim me zë dhe një hashtag (#ForTheThrone) për të na kujtuar se për çfarë bëhet fjalë. Me fjalë të tjera, bën mirë që dikush të ulet, më në fund, në atë fron hekuri kur të jenë thënë e bërë të gjitha. Lajmi i fundit zyrtar i dalë nga HBO ishte afro një vit më parë, kur rrjeti televiziv premtoi se “Game of Thrones” do të kthehej më 2019-ën. Dhe ndërsa HBO gjithmonë i mban letrat pranë kraharorit, i kemi marrë vesh disa gjëra për sezonin final – që do të nisë transmetimin njëzet muaj pasi episodeve të sezonit shtatë dhe mund të marrim disi me mend çfarë na pret.

https://www.youtube.com/watch?v=0MGnIUn30FU&feature=youtu.be


Sa i gjatë do të jetë ky sezon i fundit?

Sezoni final do të zgjasë gjashtë episode, që e bën edhe më të shkurtrin e serialit. Nga sezoni i parë deri në të gjashtin episodet kanë qenë dhjetë, ndërsa sezoni shtatë pati shtatë episode. Por sezoni final do të ketë episode më të gjata se zakonisht, me një kohëzgjatje prej 80 minutash secili. Pavarësisht se është sezoni më i shkurtër, u deshën 20 muaj për të xhiruar sezonin e tetë dhe secili episod ka kushtuar rreth 50 milionë dollarë, sipas “Variety”. Mendoni pak për të gjithë ato beteja, dragonj dhe të pavdekur…

Aktorët Kit Harington dhe Emilia Clarke 


Materiali burimor, ju lutem?

Ashtu si në sezonet gjashtë dhe shtatë, skenaristët e serialit nuk kanë përfitimin e të mbështeturit mbi sagën e George R.R. Martin-it “A Song of Ice and Fire” (Një këngë e Akullit dhe Zjarrit); bota ende pret plotësimin e librit të gjashtë, aq të shumëpritur “Erërat e Dimrit”. (E kujtoni kur Martin tha se do të dilte më 2014-ën? Ishte një zgjedhje presidenciale dhe dy zgjedhje mes mandatesh më parë!) Po presim gjithashtu më në fund atë përballjen me Ushtrinë e të Vdekurve, dhe atë katastrofë që e bëri “Betejën e Bastardëve” , sipas aktorit Peter Dinklage, “të dukej si një park lojërash”.

Ç’do të ketë pas kamerave?

Regjisorët e mëparshëm të Game of Thrones janë kthyer të xhirojnë sezonin e fundit: David Benioff dhe D.B. Weiss do të udhëheqin finalen e serialin; do të jetë gjithashtu Miguel Sapochnik, që bëri regjinë e episodit të vlerësuar “Beteja e Bastardëve” dhe David Nutter, regjisori i episodit “Dasma e Kuqe”. Bazuar në këtë, do të presim vdekje tronditëse dhe beteja masive e të pabesueshme.

https://www.facebook.com/GameOfThrones/videos/348337905749159/


Ç’duhet të bëjmë me të përfunduar?

Bëhuni gati të shihni më shumë! Martin ka thënë se janë pesë seri që i paraprijnë ngjarjeve të “Game of Thrones”, në zhvillim e sipër dhe, HBO ka porositur episodin pilot për njërin prej tyre. “Me zhvillime në mijëra vite përpara ngjarjeve të “Game of Thrones”, seriali kronikon prejardhjen e botës nga epoka e Artë e Heronjve drejt kohëve më të errëta”, ka bërë me dije HBO për seritë paraprirëse. “Nga sekretet e tmerrshëm të historisë së Westeros tek origjina e vërtetë e White Walkers, (Këmbësorëve të Bardhë) tek misteret e Lindjes, legjenda e Starkëve, vetëm një gjë dihet me siguri: nuk është historia që mendojmë se dimë.
“Nuk e kemi mbyllur ende me Westeros”, ka thënë Martin pas skenës së çmimeve “Emmy”, në muajin shtator. “Kemi plot histori për të rrëfyer”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë