Shendet

Dilemat për përdorimin e pasaportave të vaksinimit dhe çfarë duhet bërë për të shmangur variantin “Delta”

Variantet e reja, niveli në rritje i infektimeve por edhe vdekjeve kanë detyruar botën të qëndrojë e fokusuar tek Covid-19.

Në një intervistë për Gazetën “Si”, Eksperti i Shëndetit Publik në Universitetin e Harvardit, Gani Abazi shpjegon sa të efektshme janë hapat e ndërmarrë për të evituar problematikat që sjell Covid-19, se si ka ndikuar pasaporta e vaksinimit në lirinë e qytetarëve, e deri se çfarë do të na sjellë vjeshta dhe si mund të anashkalojmë variantin "Delta".

Z.Abazi, a janë pasaportat e vaksinimit një ide e mirë për lëvizjen e udhëtarëve por duke shmangur infektimet?
Pasaportat e vaksinimit, si metodë për të lehtësuar qasjen e popullatës së vaksinuar në shërbime të caktuara në shoqëri, paraqesin sfida dhe dilema shumë të mëdha etike, në raport me qasjen e barabartë ndaj të gjithë individëve në shoqëri. Kjo qëndron kështu pasi qasja e një pjesë të caktuar të popullsisë ndaj procesit të vaksinimit, si komunitetet e caktuara, minoritetet, si dhe pjesë të caktuara të shoqërisë që jetojnë në lokacione me të izoluara dhe financiarisht me te pafavorshme, mund të jetë jo e mirë dhe jo e barabartë, dhe implementimi i pasaportave të vaksinimit si metodë për parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19, mund të rezultojë në mbi privilegjin e atyre që kanë qenë me fat që të vaksinohen dhe në diskriminimin e grupeve të caktuara të popullsisë të cilët, pa fajin e tyre, nuk kanë mundur të vaksinohen deri me tani.

Eksperti i Shëndetit Publik në Universitetin e Harvardit, Gani Abazi

Disa vende të botës kanë filluar që të marrin hapa në këtë drejtim dhe kjo për fat të keq, në zhvillimet globale, mund të rezultojë që qytetaret e vendeve të varfëra dhe me kushte më të rënda financiare, të mos kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm dhe gjithashtu të kenë qasje të pabarabartë dhe të limituar në shërbime të caktuara esenciale.

Unë mendoj që për aq kohë sa nuk ofrohen kushte dhe mundësi të barabarta për vaksinimin e të gjithë popullsisë, si dhe për aq kohë sa banoret e vendeve në zhvillim kanë pengesa marramendëse që të vaksinohen, përtej kontrollit dhe mundësive të tyre, implementimi i pasaportave të vaksinimit si metodë e re kufizuese për lëvizjen e njerëzve, është qasje jo etike dhe diskriminuese. Shumë njerëz në Shqipëri dhe në vendet të ndryshme të botes, pa fajin e tyre, nuk kaë pasur mundësi të vaksinohen.

Një këndvështrim më të afërt për vendin tonë?
Unë mendoj që Shqipëria duhet të punojë sa më shumë në vaksinimin sa me të madh të popullsisë dhe Qeveria Shqiptare duhet të ketë në fokus të veçantë lokacionet dhe komunitetet me të izoluara, në të cilat numri i rasteve të reja të infektimeve me COVID-19 mund të jetë më i lartë dhe prezenca e virusit brenda komuniteteve mund të zhvillohet. Sa me i madh dhe gjithëpërfshirës që të jetë vaksinimi, aq me i shpejtë do të jetë procesi i kthimit në normalitet dhe i ngjalljes së aktiviteteve ekonomike, edukative, kulturore dhe sociale.

Qytetarët shqiptarë që kanë një pasaportë vaksinimi, pra kanë bërë dy doza të vaksinës kineze ose ruse nuk mund të lëvizin në BE sepse vaksinat ruse dhe kineze nuk njihen nga FDA dhe EMA. Kështu do të detyrohen që të bëjnë përsëri tampon për të lëvizur jashtë Shqipërisë në vlerën 65 mijë lekë...

Unë mendoj që qasja e Bashkimit Evropian duhet të jetë në ndihmën ndaj Shqipërisë që të vaksinojë popullsinë e saj, më vaksinat amerikane apo britanike dhe në të njëjtën kohë duhet të lehtësojë qarkullimin e popullsisë, pa pengesa, brenda Evropes. Siç e thashë me lartë, përdorimi i pasaportave të vaksinimit si masë restriktuese ndaj qytetarëve, është në aspektin etik qasje e gabuar, pasi qytetaret e Shqipërisë dhe Shqipëria si vend në zhvillim, mund të mos i ketë mundësitë dhe kushtet financiare për vaksinimin e shpejtë të popullsisë.

A duhej që vendi ynë të kishte bërë marrëveshje dypalëshe për lëvizjen e qytetarëve jashtë vendit, siç kanë bërë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor?

Unë mendoj që Qeveria Shqiptare duhet të avokojë sa me shumë, kudo dhe kurdo që është e mundur, që qytetaret e Shqipërisë të mund të lëvizin pa pengesa në Ballkan, Evropë, apo kudo tjetër nëpër botë. Kjo mund të nënkuptojë marrëveshje dypalëshe, apo masa të tjera, të cilat Qeveria Shqiptare duhet t'i ndërmarre në interes të qytetarëve të saj.

A duhet që Shqipëria të vendosë kufizime për qytetarët që vijnë, për të shmangur variantin Delta (indian)?
Unë mendoj që Qeveria Shqiptare, përmes institucioneve shëndetësore dhe atyre të shëndetit publik, duhet të studiojë në detale gjendjen globale të pandemisë së COVID-19 dhe predominimin e incidencës së shtuar të variantit Delta në komunitete dhe shtete të caktuara, dhe duhet të merr masa adekuate në përpikëri nga të dhënat që vijnë nga regjione të caktuara të botës. Qeveria Shqiptare është e obliguar dhe ka detyrë që të mbrojë shëndetin publik të popullatës së Shqipërisë dhe masat e caktuara dhe specifike duhet të ndërmerren në varësi nga faktorët e rrezikut që vijnë nga vende apo komunitete të caktuare të botës.

Cila është mënyra e duhur për të parandaluar kthimin e masave anti-Covid-19 në vjeshtë në Shqipëri?
Mënyra me e mirë është vaksinimi sa me i madh, i shpejtë dhe gjithëpërfshirës i popullsisë së Shqipërisë. Vaksinimi i popullsisë jo vetëm që do të parandalojë kthimin e masave anti-COVID, mirë po njëkohësisht do të ndihmojë në rifillimin e aktiviteteve ekonomike, edukative, sociale dhe kulturore, dhe mbi të gjitha, do të kontribuojë në mutacionet e virusit dhe në paraqitjen e varianteve të reja të virusit që mund të jenë me të rrezikshme sesa ato egzistuese.

Sipas të dhënave që paraqiten nga studime të ndryshme cilat vaksina duhet të përdorim për të shmangur ngarkesën virale të lartë që vjen nga Varianti Delta?

Janë akoma shumë studime duke u bërë mbi variantin Delta të Corona Virusit SARS-COV2 dhe rezultatet e studimeve shkencore që janë publikuar deri me tani tregojnë që varianti Delta ka aftësi të shpërndahet në mënyrë me agresive dhe të i bëj evazion sistemit imunitar të njeriut. Sipas studimeve të bëra në Amerikë, vaksinat e prodhuara në Amerikë (ajo nga Pfizer, Moderna dhe Johnson and Johnson), kanë efekt në parandalimin e sëmundjes së COVID-19 të shkaktuar edhe nga varianti Delta.
Mirë po, efektshmeria e vaksinave nuk është 100% dhe ka raste të infektimeve edhe të personave të vaksinuar, të cila quhen ‘breakthrough cases’. Në ato raste të rralla të infektimeve, sëmundja është shumë më e lehtë dhe pacienti nuk ka nevojë të hospitalizohet. Sipas të dhënave të deritashme, mbi 97% të rasteve të vdekjeve në disa shtete amerikanë janë duke ndodhur tek personat e pavaksinuar.

Intervistoi: Anxhela Celanji


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë