Klubi i futbollit i Buenos Aires, Sportivo Pereyra ka riprodhuar tavanin e Kapelës Sistine në një sallë lojërash ku stërviten kryesisht fëmijë. Në tavanin e saj shfaqet Diego Maradona në rolin e Zotit, me duart drejt Adamit, ku në këtë rast është Lionel Messi.
“Për ne, kjo sallë është tempulli ynë, një tempull i shenjtë i futbollit dhe ky afresk e kthen atënë një kishëz të futbollit ku frymëzohemi nga Messi e Maradona” , tha për AFP trajneri, Ricardo Elsegood.
“Piktura tregon sikur Maradona i ka dhënë Messit vazhdimësinë e futbollit”,- shpjegon artisti i cili ka pikturuar afreskun.
Në këtë version të pikturës së Michelangelo-s, “Krijimi i Adamit” në vend të engjëjve janë vendosur idhujt e tjerë të futbollit argjentinas Juan Riquelme, Gabriel Batistuta, Mario Kempes, Sergio Aguero, Claudio Caniggia, Ricardo Bochini dhe Ariel Ortega, të gjithë të veshur me bluza bardhë e blu.
Klubi, i cili trajnon kryesisht shumë fëmijë, ndodhet në jug të kryeqytetit argjentinas, jo larg stadiumit të Boca Juniors.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.