Shkencë

Deri në dhjetor mund të kemi një vaksinë për Covid

Ka shpresa që deri në fund të vitit do të ketë një vaksinë dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor do të jenë të parët që do të marrin vaksinën të parët. Anthony Fauci, eksperti kryesor i SHBA në sëmundjet infektive, ka deklaruar për kompanitë farmaceutike se duhet të dihet deri në fund të Nëntorit ose në fillim të Dhjetorit nëse do të kemi një vaksinë të sigurt dhe efektive. Ndërkohë nga ana tjetër qeveria irlandeze është optimiste se një vaksinë do të jetë në dispozicion së shpejti.
"Unë jam gjithnjë e më shumë optimist, ashtu si qeveria ne do të kemi një vaksinë gjatë dy muajve të ardhshëm, ose në gjysmën e parë të tremujorit të vitit të ardhshëm dhe do jetë e mundur që të fillojmë vaksinimin e atyre që janë më në rrezik,” Leo Varadkar, nën kryeministri i Irlandës, i cili është gjithashtu mjek.
Vërejtjet e Fauci erdhën pas një raporti që NHS në Mbretërinë e Bashkuar po përgatitet të fillojë imunizimin e stafit të vijës së parë me një vaksinë brenda javësh.
"Studimet e fundit thotë se një vaksinë e koronavirusit duhet të jetë në dispozicion këtë vit për stafin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Londër (NHS) ", shtoi ai.
Patrick Vallance, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, u tha deputetëve dhe kolegëve se një vaksinë nuk do të ishte në dispozicion deri në pranverë. Ndërkohë, Fauci shprehet i sigurt se një vaksinë do të jetë e disponueshme në nëntor ose dhjetor. Sipas tij, ajo çfarë nuk dihet fare është se si do të mbërrijë vaksina deri tek njerëzit, e ky është një tjetër problem për të cilin duhet menduar seriozisht.

“Sasia e dozave që do të jenë në dispozicion në dhjetor nuk do të jetë e mjaftueshme për të vaksinuar të gjithë. Ju do të duhet të prisni disa muaj deri në vitin 2021,"shpjegoi ai.
Një vaksinë që po zhvillohet midis shkencëtarëve dhe mjekëve në Universitetin e Oksfordit dhe kompanisë së ilaçeve AztraZeneca, e cila është në provat e fazës së fundit dhe konsiderohet si kandidatja më e mundshme për të nxjerrë një vakinë të parë. Të premten, ministri i shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, përcaktoi një kalendar të ngjashëm me atë të Faucit dhe Varadkar.
Një vaksinë mund të jetë në dispozicion në fillim të vitit 2021, me furnizime të mjaftueshme që shumë gjermanë të imunizohen për gjashtë ose shtatë muaj. Sipas një raportimi të fundit nga gazeta “Bild” Ministria e shëndetësisë e Gjermanisë ka në plan të krijojë 60 qendra speciale të vaksinimit për të siguruar që vaksinat të mund të ruhen në temperaturën e duhur dhe u ka kërkuar 16 shteteve federale të vendit të japin adresat për ambientet e magazinimit deri më 10 nëntor.
Burimi:The Guardian/Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë