Sociale

“Covid 3” hapet këtë javë, nis trajtimi me Remdesivir i pacientëve

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektuan spitalin Covid 3 i cili është përshtatur në ambientin e spitalit të ish-kirurgjive.

“Në kemi shtuar kapacitetet, janë shtuar shtretërit, ka edhe një sasi të reaminacionit nëse do të ketë nevojë dhe janë burimet njerëzore të përcaktuara, të cilët janë trajtuar prej muajsh në spitalin infektiv,” u shpreh Ministrja Manastirliu.

Manastirliu është se po shihet një tendencë në rritje e të prekurve dhe të shtruarve kështu ky spital mund të hapet brenda kësaj jave.

Ndërkohë Shefja e Spitalin Infektiv, Najada Çomo, deklaroi se në strukturën e re është instaluar oksigjeni dhe spitali i ri është mirë i pajisur me mjekë, reanimatorë dhe mjekë të specialiteteve të tjera. Më tej Çomo theksoi se nuk është e nevojshme të hapet Covid 3 deri në momentin që nuk ezauruar të gjitha kapacitetet e dy spitaleve të tjera Covid. Për sa i përket burimeve njerëzore, Çomo theksoi se pjesa më e madhe e infermierëve që do të punojnë në Spitalin Covid 3 janë  rekrutuar nga “Portali Infermier për Shqipërinë” dhe vullnetarët që janë trajnuar më parë në spitalin Infektiv.

Më tej Ministrja Manastirliu u shpreh se spitali Covid3 ka një kapacitet prej 150 shtretërish, i cili më përpara ka shërbyer për kirurgjinë. Covid 3 do të ketë edhe një njëri reaminacioni nëse do të jetë e nevojshme, gjithashtu edhe një sallë kirurgjikale.

Në këtë takim Kryeministri Rama pyeti edhe për vaksinën e gripit dhe Ministrja Manastirliu shpjegoi se vaksina është realizuar totalisht tek  personeli shëndetësorë dhe po vijon të kryet tek personat e tjerë me rrisk të lartë.

Gjatë bisedës mjekja Çomo shtoi faktin se tashmë edhe pacientët shqiptarë po trajtohen me mjekimin e “Remdesivirit”, për të cilin mjekja tha se është ende herët për të folur dhe por pacientët deri më tani kanë  reaguar mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë