Politike

Deputeti i CDU: Imuniteti, jo privilegj. Berisha nën akuza të forta nga SPAK. Deklaratat për politizim, absurde. Takova Dumanin e Ramën

Deputeti gjerman, Gunther Krichbaum i CDU/CSU komentoi në Tiranë hetimet që SPAK ka nisur ndaj ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai tha se SPAK duhet të mbrohet dhe jo të sulmohet, ndërsa u ndal te imuniteti i deputetëve. Sipas deputetit të Bundestagut gjerman, të gjithë janë të barabartë para ligjit.

“Deklaratat për politizim e SPAK janë absurde, duhet ta mbrojmë, jo ta sulmojmë. Imuniteti nuk është një privilegj për parlamentar të caktuar. Ai mbron funksionalitetin e parlamentit. Që do të thotë; në kohën e Gjermanisë naziste, kur deputetë gjermanë u dërguan në burg, nazistët kishin shumicën në parlament. Ndaj është imunitetit. Ai garanton dhe mbron funksionalitetin e parlamentit, por jo të parlamentarëve të veçantë. Imuniteti mund të pezullohet nga autoritetet ligjzbatuese.

Këto trajtohen përtej kufijve partiakë, në Gjermani. Kur bëhet fjalë për pikëpyetje të çështjeve të imunitetit, nuk duhen lënë dyshimet. Nuk duhet pranuar një mënyrë tjetër. Dua të shprehem shumë qartë. Sa i përket luftës kundër korrupsionit, vijimi është i vetëkuptueshëm. Lufta nuk është qëllim në vetvete. Korrupsioni prek më të varfëri e të varfërve në vend. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë serioze.

Nga ana e Budenstagut kjo është çështje që ndiqet me shumë vëmendje. Dua të cek dhe disa nga pikat e veçanta deri sa të kaloj te pyetjet tuaja. Të dy strukturat duhet të merren me këtë çështje, që shqiptarët jashtë vendit të marrin pjesë në zgjedhje.”, tha ai.

Mes të tjerash zyrtari gjerman tha se nuk do të takonte një person si Berisha, që ka një akuzë të tillë për të, deri sa të shprehet gjykata.

“Më duhet të them se nuk jam takuar vetëm me Lulzim Bashën, por jam takuar dhe me pjesëtarë të tjerë të KE, si me Jorida Tabakun. Jemi në kontakt me njëri-tjetrin. Edhe me përfaqësues të krahut të Berishës kam pasur takime dhe takohem. Më vjen keq që PD është e ndarë në këtë moment. Është me rëndësi dhe aspekti tjetër, botëkuptimi i qeverisë.

Që të kemi një PD të fortë shpresoj. Sa i përket zotit Berisha, tani është nën akuzë të fuqishme nga ana e SPAK. Fillimisht për secilin të akuzuar, ekziston prezumimi i pafajësisë, deri sa pafajësia të dëshmohet në gjykatë. Akuzat janë të forta. Këtu bëhet fjalë për procese që përfshijnë prona të caktuara. Amerika e ka shpallur non-grata. Unë të takohem me njerëz të cilët para se unë të takohem me njerëz, do të doja të mos kishim akuze konkrete.

Nuk bëhet fjalë për krime kavalieriteti, por për akuza penale. Jam jurist për nga formimi, por parimet e shtetit ligjor janë pjesë e formimit të një partie. Nëse një parti është e gjykimit që do të duhet të kishte një kryetar tjetër.

S’kam mundur ta shoh procesin ndaj Berishës. Ai ka përshtypjen se thotë; jam kryetar i partisë. Se kujt i takon partia, do të duhej të bëhej përmes procedurave të rregullta. Partia do të duhet të jetojë procese të rregullta, ndaj PD do të duhej të sqaronte rrethanat. Unë thjesht këshilloj. Njerëzit në një vend presim që një parti të zgjidh problemet e veta por edhe të njerëzve.

Në fund të ditës, qytetarët thonë; nëse një parti nuk zgjidh problemet e veta, nuk mund të zgjidh dhe problemet tona. Uroj për PD çdo të mirë. Do të ketë mbështetjen e europianëve, ne do të ndërmjetësojmë në këtë pikë. Por mendoj se një nga sfidat më të mëdha, do të duhej të kishte parti të forta. Kjo është sfidë e madhe. Kjo është një procedurë e pavarur e gjyqësorit, ndaj nuk duhet të përfshihet politika.”, tha deputeti gjerman.

Ai tregoi se është takuar edhe me palën Berisha, me Kreun e SPAK dhe Kryeministrin.

“U takova edhe me kryeministrin tuaj, për ta bërë më transparente dhe me anëtarë të tjerë të qeverisë. Ishte një program i plotë. U takova edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani, u takova me ministrin e Jashtëm, Igi Hasani. Edhe me zotin Basha u takova dhe kryesinë e PD. U takova edhe me zotin Shabani nga nisma Thurje, u takova me studente.

Ka edhe delegacione që i presim në Berlin, pra nuk është një rrugë vetëm me një kalim.

Ne duhet të kujdesemi edhe për vendet e tjera. Duhet të mendoni se Shqipëria na shpenzon një kohë të madhe. Bëhet fjalë për ardhmërinë e një rajoni të tërë, jo vetëm të Shqipërisë', tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë