Para

Depozitat e BQE u kushtojnë bankave 21 milionë euro në ditë

Mund të përkufizohet si “parkingu” më i kushtueshëm i historisë: 21,4 miliardë euro. Gati 21 milionë euro në ditë. Kostoja që bankat europiane i kanë paguar Bankës Qendrore Europiane gjatë pesë viteve të fundit - dhe vazhdojnë t''i paguajnë - për të depozituar likuiditetin e tepërt në sportelet e Frankfurtit.

Prej ekzaktësisht pesë vitesh që nga nisja e normave negative të interesit mbi depozitat- përvjetori do të jetë më 11 qershor, sistemi bankar i Eurozonës bën hesapet me (shumë) efekte pozitive të mekanizmave zgjerues të Bankës Qendrore Europaine. Por edhe me atë që është një efekt koalteral që vlen jo pak, që përfundon duke rënduar në mënyrë të pashmangshme tek llogaritë: sepse “norma” mbi depozitat rezulton rreth 4% të fitimeve mesatare të bankave europiane vetëm për 2018, ndërsa pak më mirë situata u shfaq në Itali, ku norma qëndroi në 2.4 për qind.

Nga vjen likuiditeti i tepërt

Nëse shpenzimet e mbështetura nga bankat janë kaq të larta, siç rezulton nga të dhënat e BQE të elaboruara nga Deposit Solutions, është sepse likuiditeti i tepërt është i lartë: sot vlerësohet mbi 1.900 miliardë euro stoku i likuiditetit në sistemin bankar që është superior për nevojat që kanë institucionet, të përfaqësuar nga rezervat minimale të detyrueshme. Motivi pse sot ka bollëk paraje është e qartë. Duke nisur prej 2015, si përgjigje ndaj krizës financiare, BQE ka nisur të ofrojë hua bakave pa kufij. Në veçanti , me të ashtuquajturin “Program për blerjen e aseteve” (Paa), Frankfurti ka nisur marrjen e një serie instrumentesh financiarë (duke nisur nga obligacionet qeveritare) me një ritëm që ka mbërritur në 80 miliard euro në muaj. Efekti rezulton që sot në tablon e sistemit bankar ka më shumë para se sa është detyrimisht e nevojshme. Para, megjithatë, që ka shkuar dëm, duke pasur parasysh se, për të nxitur bankat të paguanin, BQE shpalosi një normë negative mbi depozitat në mënyrë graduale nga -0.1% në qershor 2014 në atë aktual -0,4%.
Në këtë mënyrë, vit pas viti, institutet kanë transferuar kuota gjithmonë e më të larta ndaj BQE-së: nga 107 milionë në 2014 kanë shkuar në 6,5 miliardë në 2017 deri në 7,5 miliardë në 2018. Vit në të cilin siç është thënë, impakti mesatar mbi fitimet ishte i barabartë me 4,3%, e e përkthyer në gati 175 miliardë euro në shkallë europiane.

Kush ka paguar faturën më të lartë

Po kush e ka paguar më shtrenjtë në Europë? Barra u ngarkua në veçanti nga bankat me seli në Gjermani dhe Francë, të cilat në periudhën 2016-2018 paguan përkatësisht 5.7 dhe 4.1 miliardë euro, me një ndikim në fitimi midis -9 dhe 1% Gjermania dhe -4% Franca. Një sërë faktorësh kontribuojnë në shpjegimin se pse likuiditeti i tepërt është përqëndruar në këto vende. Në një nga raportet e saj, BQE vuri në dukje se "një pjesë e konsiderueshme" e blerjeve të planifikuara të BQE-së nga ana e saj përfshin palë të vendosura në Gjermani dhe në vendet e tjera kryesore: jo domosdoshmërisht bankat vendase, por edhe bankat jo të BE-së (mendoni për gjigandët Amerikanë), të cilët megjithatë kanë selinë përkatëse europiane për TARGET2 në ato vende. Një tjetër arsye është se likuiditeti është zhvendosur në shtete, bankat e të cilëve kanë modele biznesi – psh. bankat e investimeve ose shtëpitë e pastrimit - që kanë më shumë nevojë për likuiditet sesa bankat komerciale. Ndoshta për këtë arsye ka qenë edhe kostoja e depozitës negative për bankat italiane, por ka rezultuar të jetë më e përmbajtur.

Mes 2016 e 2018, kontributet e bankave italiane kanë ëprfaqësuar 5,2% të transferimeve tek BQE, për një kundërvlerë 900 mln euro interesa negative. Impakti mbi fitimet e bankave vendase (-2,4%) ishte më i përmbajtur sesa i homologëve spanjollë. Sigurisht, bankat kanë pak alternativa për të luftuar efektet e normave negative të interesit. Ato mund të "rrisin pagesën ose të përpiqen të heqin qafe depozitat", shpjegon Tim Sievers, drejtor dhe themelues i Deposit Solutions. Ose ato mund të veprojnë si platformë dhe "tu ofrojnë klientëve të tyre një zgjedhje të produkteve të depozitave bankare të palëve të treta nëpërmjet marrëdhënies ekzistuese me klientin". Një zgjedhje që jo pak banka në Europë kanë zbatuar tashmë.

*Burimi: IL sole 24 ore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë