Kur të gjithë menduan se lëvizja e jelekverdhëve ishte shuar, në Francë ka shpërthyer një valë e re protestash, për të bllokuar kësaj radhe reformën e pensioneve, duke e vendosur presidentin Emmanuel Macron me shpatulla pas muri.
Francezët kanë qenë dhe do të jenë gjithnjë simboli i demokracisë në Europë. Rezistenca e tyre ndaj politikave që në shumë vende perëndimore do të kalonin pa zhurmë, ka ngjallur edhe admirimin e medieve amerikane. “Jelekverdhët duhet të jenë një shembull për aktivistët amerikanë”, shkruante këtë fundjavë rrjeti televiziv “Fox News”. “Jeleverdhët që i duhen Ballkanit”, shkruante vitin e kaluar agjencia “European Western Balkans”.
“Francezët duket se jetojnë me parimin se ‘demokracia nuk është dhuratë’. Përgjatë muajve të fundit i kemi parë të rebelohen në rrugë për shkak të rritjes së taksave, pabarazisë ekonomike dhe perceptimit që politikanët e vendit nuk janë në kontakt me qytetarët e thjeshtë”, shkruan “AP”.
Ndoshta kjo ishte e vërtetë në vitin 1789, kur Mbreti Louis XVI ndihmoi të pasurit të mos paguanin taksa dhe e pagoi këtë vendim me jetën e tij. Por sot, shumë protestues po heqim paralele me Presidentin Macron. Demokracia ka zëvendësuar monarkinë në Francë, por kultura e masave që dalin në rrugë për të protestuar çdo të diele kundër pabarazisë në rrugët e Parisit nuk ka ndryshuar.
Macron, ish-bankier i Rothschild, të cilin kritikët e akuzojnë se është "mik i oligarkëve " nxiti fillimisht zemërimin popullor kur propozoi të rriste çmimin e karburantit, i cili prekte në veçanti më të varfrit.
Macron do ta kuptonte shpirtin e protestave në Francë , kur jelekeverdhët do të organizonin trazirat më të mëdha në dekada, duke i vënë zjarrin makinave në afërsi të Champs-Elysees. Qindra protestues u lënduan gjatë manifestimeve, por kjo nuk e ndali valën e protestave.
Vullneti qytetar tregoi se triumfon mbi gjithçka pasi presidenti francez u detyrua të tërhiqej nga rritja e çmimit të karburantit. Por protestat nuk do të ndaleshin me kaq. Gati një vit më vonë, francezët zaptuan sërish rrugët, duke i kërkuar Macron të tërhiqet nga reforma e re e pensionit.
Qeveria ka propozuar që njerëzit të francezët të punojnë më gjatë për të marrë një pension të plotë, duke bërë që sindikatat të dalin në protesta masive. Të gjitha metrotë janë pezulluar sërish këtë fundjavë, por sindikatat paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë edhe gjatë festave të e fundvitit
"Nëse presidenti këmbëngul të pohojë se vendi është i shqetësuar, por nuk bllokohen shërbimet publike, atëherë po i thotë të gjithë punonjësve të sektorit publik dhe privat të dyfishojnë mobilizimin e tyre, të shumëfishojnë thirrjet për grevë dhe të dalim të gjithë në rrugë”, thotë Philippe Martinez një nga organizatorët e protestave.
"Nëse njerëzit vazhdojnë ta krahasojnë Macron me Louis XVI, ky është një paralajmërim se ai jo vetëm që nuk ka nxjerrë një mësim nga protestat e vjetshme por as nga historia. Protestuesit nuk kanë nevojë vërtetë për fjalët e Macron, por po mundohen t’i dërgojnë një mesazh se nuk ndjehen të dëgjuar, "thotë sociologu Michel Wieviorka.
Protestat janë një episod kaq i përsëritur i historisë franceze sepse në shumicën e rasteve nuk kanë pasur sukses. Madje edhe arkitektura e Parisit, me bulevardet e gjera, kishte për qëllim minimizimin e protestave masive pas revolucioneve të shekullit XIX që rrëzuan monarkitë, pasi qytetarët ngrinin bllokoda në rrugët e ngushta të qyteteve.
“Momenti themelor i historisë politike franceze, por edhe i demokracisë europiane ishte Revolucioni. Që atëherë, francezët flasin në mënyrë të drejtpërdrejtë me pushtetin, përmes protestave”, tha Wieviorka.
Pesëdhjetë vjet më parë, studentët në Universitetin Sorbonne ngritën barrikada për të sfiduar status quo-në. Dhuna që autoritetet përdorën në 1968 për të shtypur protestuesit bënë që të gjithë punëtorët francezë të dilnin në rrugë. U deshën 9 milionë protestues, që pushteti të gjunjëzohet përpara vullnetit qytetar.
Francezët kanë zgjidhur nëpërmjet protestave edhe një nga problemet më të mëdha të qytetarëve sot: rrogat e ulëta.
Kryengritja e pesë dekadave më parë në Francë çoi në një rritje të pagës minimale me 35 përqind dhe rritjen e të gjitha pagave për 10 për qind. Po ashtu, ajo dobësoi legjitimitetin e Presidentit Charles de Gaulle, i cili u tërhoq vitin e ardhshëm.
Demonstratat gjigante gjithashtu detyruan qeverinë franceze të heqë dorë nga reforma e universiteteve në vitin 1986, reforma e pensioneve të punëtorëve të transportit publik në vitin 1995 dhe reforma e maturantëve në universitet në 2006.
Protesta është e pashlyeshme në psikikën franceze, pasi kujtimi i revolucioneve të saj viteve 1830 dhe 1848 jetojnë thellë në ndërgjegjen shoqërore franceze.
Trazirat pas Revolucionit të vitit 1830 u përjetësuan në romanin "Les Miserables" të Victor Hugo, një klasik i letërsisë franceze, i cili u bë më vonë i njohur në të gjithë botën, si një nga muzikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, i cili arrin kulim me një konfrontim në barrikadat e Parisit gjatë vitit 1832,
Më vonë, Napoleon III, nga frika se protesta të tilla mund të kërcënonin pushtetin e tij, i ktheu sërish rrugët famëkeqe të ngushta të Parisit në bulevarde të gjera, duke e bërë kryeqytetin francez atë është sot.
Por historia e dhimbshme e protestuesve franceze nuk i ka ndaluar të dalin në rrugë. Protestuesit që rrethuan Champs-Elysees këtë fundjavë u panë ende duke ngritur barrikada.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.