Ka ndodhur

Dhunohen dy vëllezër në Tiranë, njëri plagoset dhe me armë zjarri

Gazeta Si – Dy vëllezër me banim në Laç u paraqitën në spital për të marrë ndihmë mjekësore për shkak të dhunës që kishin pësuar nga disa persona në Tiranë.

Sipas policisë, K.Rr., (L) ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, ndërsa vëllai i tij K.G., (L) ka ndrydhur këmbën.

Të dy kanë deklaruar për policinë se janë dhunuar nga disa persona të panjohur në ambientet e jashtme të një biznesi në rrugën “Faik Konica”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të rastit, si dhe për sqarimin e rrethanave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë