Futboll

“Déjà vu” pas 20 vitesh, kur shënojnë mbrojtësit Franca fiton Kupën e Botës

Ishte viti 1998, në botërorin e shtëpisë, kur Franca për herë të parë ngjitej në majën e botës së futbollit.

Në vendin transalpin po i gëzoheshin një brezi të artë lojtarësh të talentuar me në krye Zidane, Henri, Tregezege, Viera e shumë të tjerë që po shkëlqenin dhe sollën për herë të parë një Kupë Bote.

Përtej shkëqlimit të yjeve të sipërpërmendur, Franca e atij viti pati dhe një veçori shumë interesante. Për atë kombëtare që kapi majën e botës, madje duke mundur në finale "Brazilin magjik” të 1998 shënonin tre mbrojtës, Liliam Turam, Lizarazu dhe Loran Blank.

Por historia ndonjëherë shkruhet për t’u përësritur. Në botërorin “Rusi 2018” Franca është kualifikuar në finale, përsëri ka një brez të artë futbollistësh me Mbape, Grizman, Pogba e Varane në bord dhe përsëri kanë shënuar tre mbrojtës. Varane, mbrojtësi i Real Madrid, vetëm 25 vjeç në repertorin e tij ka 4 Liga Kampionësh dhe shihet si lideri i reapartit difensiv tek kombëtarja e “gjelave”. Ai shënoi golin e parë në çerekfinale për Francën në sfidën kundër Uruguajit.

Nëse Franca me një mal të madh me talente ka bërë një zbulim në këtë kampionat botëror, ai quhet Benzhamin Pavard. Mbrojtësi që tashmë është ndër më të kërkuarit në merkato shënoi golin e dytë për “gjelat” në përballjen me Argjentinën.

Për të kompletuar “trion” e golave të mbrojtësve francez që kanë shënuar në këtë kampionat botëror mendoi Samuel Umtiti, që me kokë çoi në rrjetë topin e krosuar nga Grizman, duke e dërguar kombëtaren e tij në finalen e “Luzhniki Stadium”. Të njëjtën gjë siç kishte bërë edhe Liliam Turam në 8 korrik 1998, kur i shënonte dy gola Koracisë së Davor Shuker për ta çuar Francën në finalen e “Parc des Princes”.

Foto zyrtare e ekipit të Francës në Kupën e Botës "Rusi 2018"

Në atë botëror, kur shkëlqyen mbrojtësit, “gjelat” e morën Kupën e Botës, a do e bëjnë të njëjtën gjë edhe këtë herë në “Rusi 2018”?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë