Ekonomi

Deficitet buxhetore duhet të varen nga shkalla e papunësisë

Luftrat rreth ndihmave qeveritare po shpërthejnë kudo. Është koha për buxhetim të bazuar në rregulla

Ata që parashikojnë ekonominë mund të falen për parashikimet e tyre të errta. Ndërsa COVID-19 po shfrenohet në Europë dhe Amerikë, ekonomia botërore po merr një goditje tjetër nga pandemia. Konsumatorët e Amerikës janë të zymtë; Sektori i shërbimit në Europës po tkurret. Në të njëjtën kohë, perspektiva në rritje e vaksinimit masiv në 2021 rrit mundësinë e një rikuperimi të menjëhershëm. Në vitin 2020 ekonomistët ishin shumë pesimistë rreth rritjes së shpejtë të ekonomisë pas valës së parë të infeksionit, veçanërisht në Amerikë. Një vaksinë mund të lejojë një tjetër kthim të shpejtë në 2021 të ekonomisë.

Një konsensus i pranverës që qeveritë duhet të shpenzojnë shumë për paketat e shpëtimit, i ka lënë vendin grindjeve dhe konfuzionit. Në Amerikë Steve Mnuchin, sekretari i thesarit, po i jep fund disa prej programeve emergjente të Rezervës Federale. Janet Yellen, të cilën Presidenti i zgjedhur Joe Biden këtë javë zgjodhi të ishte pasardhësi i Z. Mnuchin, do të mirëpritet me një stuhi ligjore dhe politike në lidhje me autoritetin e huazimit të Fed. Kongresi nuk ka gjasa të pranojë të rinovojë shpenzimet emergjente për sigurimin e papunësisë dhe huatë para se Z. Biden të marrë detyrën. Në Europë, Hungaria dhe Polonia po mbajnë pezull buxhetin e BE-së dhe "fondin e saj të rimëkëmbjes" prej  750 miliardë euro (900 miliardë dollarë) në një grindje nëse disbursimi i parave të gatshme duhet të kushtëzohet nga vendet që mbështesin shtetin e së drejtës. Komisioni Europian ka paralajmëruar disa vende për borxhet e tyre. Qeveria e Britanisë po përpiqet të pajtohet me një situatë të tillë duke njohur që ekonomia ende ka nevojë për mbështetje jetësore, pjesërisht duke shkurtuar buxhetin e ndihmës së huaj.

Nevojitet një mendim i qartë. Duhet të fillohet me njohjen që borxhet publike në vendet e pasura, megjithëse janë duke u rritur, janë të qëndrueshme për shkak të niveleve të interesit. Pavarësisht borxhit sa 19% e PBB-së së saj këtë vit, Britania do të kursejë rreth 13 miliardë paund  (17 miliardë dollarë) në interesin e borxhit krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa normat janë të ulëta, borxhi më i lartë nuk do të kërkojë në vetvete shtrëngimin e rripave pas krizës.

Një problem i ndryshëm do të lindë nëse pandemia dëmton ekonomitë, duke ulur të ardhurat nga taksat dhe duke rritur shpenzimet e mirëqenies për një kohë të gjatë. Rezultati do të ishte një mungesë e vazhdueshme në financat publike. Megjithatë, shkalla e ndikimit të qëndrueshëm të pandemisë është shumë e pasigurt për shkak të natyrës së re të krizës. Nxitësi kryesor i luhatjeve të fundit ekonomike kanë qenë diktatet qeveritare nëse baret dhe restorantet mund të qëndrojnë të hapura, ndikimi i të cilave ngatërron modelet ekonomike ortodokse. Shkalla e papunësisë në Amerikë nënvlerëson parashikimin e verës së Fed me më shumë se dy pikë përqindjeje brenda disa muajsh. Skenarët e paraqitur nga parashikuesit zyrtarë të Britanisë këtë javë varionin duke mos pasur dëmtime të qëndrueshme në një goditje afatgjatë në PBB prej 6% në vit.

Është më mirë të presësh për të parë se sa gropë të madhe do të lërë pandemia në buxhet sesa të rrezikosh ngadalësimin e rimëkëmbjes me kursimet e parakohshme. Britania ka zgjedhur të presë. Më shumë vende duhet të ndjekin shembullin e Australisë dhe të zotohen të mos shtrëngojnë politikën fiskale në mënyrë aktive derisa ekonomia të kalojë një prag të përcaktuar - në rastin e saj një normë papunësie prej 6%. Megjithëse "udhëzimi i qartë" nga bankat qendrore ndihmon stimulimin monetar për të funksionuar, rregullat fiskale do të ndihmonin në rritjen e besimit në të ardhmen.

Fatkeqsisht, vendosja e një kornize të re, formale, fiskale do të jetë e vështirë në Amerikë, me sistemin e saj politik të ndarë dhe të bllokuar. E njëjta gjë, një marrëveshje pragmatike mund të jetë e mundur në periudhën afatshkurtër - Demokratët duhet të pranojnë stimulin më të vogël të ofruar nga Republikanët, në vend që të mbajnë shpenzimet e mëdha që ata do të preferonin. Ndërsa të papunët djegin kursimet e tyre dhe firmat e vogla përballen me një dimër të zymtë, shpejtësia e ndihmës emergjente ka më shumë rëndësi sesa madhësia e saj.

Pasojat e çdo gabimi të politikës do të jenë gjithnjë e më të mëdha sot sepse normat e ulëta të interesit do të thotë që bankat qendrore nuk mund të japin lehtësisht ndihmë. Qeveritë mund të lejojnë të presin edhe pak para se të shtrëngojnë rripar. Dhe pritja është zgjedhja e kujdesshme dhe e përgjegjshme. / The Economist / Në shqip Gazeta Si/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë