Menaxhim

Credit Suisse, Vëllai i Madh po të vëzhgon!

Rregullatorët amerikanë nuk zgjedhin të flasin butë kur bëhet fjalë për bankat e huaja. Në raste të tilla, edhe departamenti më i parëndësishëm në Komisonin e Bursave dhe Letrave me Vlerë, SEC, ka një kritikë për të bërë. Dy herë më shumë kur ndonjë bankë - Credit Suisse – do të publikojë raportin e saj vjetor.

Kërkesat e SEC nuk kanë shumë rëndësi financiare. Ato vlejnë për të dërguar mesazhin se rregullatori më i fuqishëm po monitoron nga afër bankën e keqmenaxhuar. Ndërhyrja e tyre i uli me 5% aksionet e Credit, një fije floku larg uljeve rekord brenda një dite.

Qortimet lidheshin me qarkullimin e cash-it të bankës për vitet 2019-2020, rreth 3.4 mld franga zvicerane. Këto arritën në një nënvlerësim prej vetëm 70 milion franga. Credit Suisse tha se rezultatet e vitit të plotë të publikuara muajin e kaluar nuk do të ndryshonin pasi shtyu publikimin e raportit të saj vjetor 2022.

Mbikëqyrësit e huaj i quajnë rregulloret financiare të bankës zvicerane si shumë të dobëta. Credit Suisse ka një listë të gjatë shkeljesh në dy dekadat e fundit dhe gjobave prej rreth 10 miliardë dollarësh nga organet amerikane.

Homologia zvicerane e SEC, Finma, nuk ka fuqinë për të vendosur gjoba. Ajo njoftoi së fundmi se ngërçi i bankës me kompaninë Greensill (ajo i detyrohet kompanisë 10 mld dollarë) trego se banka nuk është në gjendje të mirë...dhe ky nuk ishte ndonjë zbulim. Investitorët do të ulen me kreun e Credit, Axel Lehmann, nëse banka ka bërë ndonjë shkelje rregullash.

Më herët gjatë javës, aksionerët e Credit Suisse mësuan se një nga investitorët kryesorë, kompania Harris Associates do të shiste pjesën e vet. Tremujori i fundit i vitit të kaluar supozohej të ishte pjesa më e keqe, por lajme akoma më të këqija vazhdojnë të vijnë. Tërheqjet e mëdha të depozitave shkaktuan një kolaps të të ardhurave në linja të shumta biznesi.

Shqetësimet e SEC për Credit Suisse janë të justifikuara. Rreziku i “infektimit” mbetet dobësia më e madhe e sistemit financiar botëror. Vitin e shkuar, Banka Qendrore e Zvicrës shënoi sasi rekord shkëmbimi dollarësh nga banka Federale e SHBA-së edhe pse klientët po tërhiqnin shuma rekord nga Credit Suisse.

Kujdes ku shkelni Credit Suisse. Vëllai i Madh ju vëzhgon!

*Credit Suisse të enjten njoftoi se do të vonojë publikimin e raportit të saj vjetor 2022 pas një telefonate të vonuar nga Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së të mërkurën mbrëma.

Në një deklaratë, huadhënësi zviceran tha se biseda lidhej me komentet e SEC në lidhje me "vlerësimin teknik të rishikimeve të zbuluara më parë në pasqyrat e konsoliduara të flukseve monetare në vitet e përfunduara më 31 dhjetor 2020 dhe 2019, si dhe kontrollet përkatëse".

“Menaxhimi beson se është më e kujdesshme që shkurtimisht të vonohet publikimi i llogarive të tij, në mënyrë që të kuptohen më mirë komentet e marra. Ne konfirmojmë se rezultatet financiare të vitit 2022 të publikuara më parë më 9 shkurt 2023, nuk ndikohen nga sa më sipër”, tha banka.

Raporti vjetor ishte planifikuar të publikohej të enjten në mëngjes. Më 9 shkurt, Credit Suisse raportoi një humbje masive neto për vitin 2022 prej 7.3 miliardë frangash zvicerane (7.8 miliardë dollarë) dhe telegrafoi një tjetër humbje "të konsiderueshme" gjatë gjithë vitit për këtë vit.

Burimi: Financial Times/Gazeta ‘SI’


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë