Menaxhim

MedAL/ Shoqëria 100% në pronësi të shtetit do të furnizojë spitalet me barna e pajisje mjekësore

Ministria e Shëndetësisë ka hedhur për konsultim publik projektligjin për krijimin e shoqërisë aksionare “MedAL” sh.a., e cila parashikohet të jetë 100% në pronësi të shtetit dhe të merret me furnizimin e spitaleve publike me barna dhe pajisje mjekësore.

Sipas projektligjit, shoqëria e re do të ketë të drejtën të krijojë kompani të përbashkëta dhe të blejë aksione në kompani private që prodhojnë ose tregtojnë barna. Gjithashtu, parashikohet mundësia që prona shtetërore të përdoret si kontribut kapitali në këto struktura.

Projektligji parashikon që bashkëpunimet me kompanitë private të mund të nisin edhe përmes propozimeve të pakërkuara nga bizneset, ndërsa disa informacione të lidhura me këto marrëveshje mund të mbulohen nga sekreti tregtar.

Nisma është paraqitur nga Ministria e Shëndetësisë si një mekanizëm për garantimin e furnizimit të spitaleve publike me barna dhe pajisje mjekësore.

Në relacionin shoqërues të projektligjit përmenden si modele referimi agjencia Amgros në Danimarkë dhe SPMS në Portugali.

Krijimi i “MedAL” vjen pas krijimit të kompanisë shtetërore “KAYO” sh.a. në vitin 2024, e cila operon në sektorin e mbrojtjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë