Treg

6 shifra që tregojnë se Credit Suisse nuk ka më kohë

Ka kaluar një vit që kur Axel Lehmann u bë drejtues i Credit Suisse dhe gjysmë viti që kur Ulrich Körner u bë shef ekzekutiv. Por ato ende nuk i kanë zhdukur problemet tek banka e dytë më e madhe në Zvicër, shkaktuar nga një trashëgimi skandalesh dhe keqmenaxhimi.

Nëse ekziston dikush që po kërkon shenja përmirësimi në rezultate e CS do ta ketë të vështirë t’i gjejë. Shumë nga të dhënat ishin të dobëta. Gjashtë ishin të tmerrshme, ose të paktën potencialisht.

E para, dhe më e dukshmja, ishte përgjigja e çmimit të aksionit ndaj rezultateve që CS me guxim i pozicionoi si "me progres të fortë" që ishte "në përputhje me udhëzimet". Investitorët e panë këtë, duke e çuar aksionin të bjerë me 15% të enjten në më pak se 1 franga 1 aksion. Gjatë 10 viteve, stoku i CS ka humbur afër 90% të vlerës së vet.

Shifra e dytë e tmerrshme është ulja e besimit të klientëve. Në një kohë kur CS ka qenë e zëshme në lidhje me planin e saj për t'u ripërqendruar larg investimeve dhe më shumë drejt menaxhimit të pasurisë, nuk ishte ngushëlluese të dëgjoje se biznesi i pasurisë kishte hequr 93 miliardë franga, ose 15% të aseteve të tij nën menaxhim, në vetëm tre muaj. CS kishte sugjeruar më parë se daljet e aktiveve ishin stabilizuar pas një eksodi paniku parash në tetor, pas thashethemeve të mediave sociale për shëndetin financiar të bankës. Edhe pse ritmi i flukseve dalëse u ngadalësua pas tetorit, tërheqjet vazhduan në nëntor dhe dhjetor.

Ndër shifrat që vazhdon të ketë humbje është edhe ajo e forcës së kapitalit. CS e dinte se një kapital i fortë është thelbësor për besimin e investitorëve në asete dhe borxhe. Kapitali i saj ra me 14.4% në raport vjetor dhe është shifra e tretë “e ndyrë”, veçanërisht nëse humbjet e parashikuara të këtij viti nuk kompensohen nga lehtësimi rregullator i kapitalit që banka pret.

Humbjet nga kreditë duken si një tjetër pikë ku CS nuk gëzon dot- ajo ka patur 16 mln franga provigjione gjatë 2022-shit. Por kjo shifër nuk përfshinte 155 mln ekstra nga një keqmenaxhim me Archegos, një kompani menaxhimi asetesh. Edhe nëse goditjet e tjera historike minimizohen dhe ekspozimet e kredive me rrezik në Zvicër janë jashtëzakonisht të ulëta, humbjet e kredisë po shkojnë vetëm në një drejtim, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të ekonomisë globale.

Shifra e tmerrshme numër pesë është shifra që CS po paguan ish-drejtorin e saj jo-ekzekutiv, të kthyer tashmë në një shpresë të madhe për ringjalljen e investimeve bankare, Michael Klein. Në një kthesë të çuditshme të ngjarjeve, Klein - një tregtar i jashtëzakonshëm me një listë marrëdhëniesh me klientët e korporatave gjigande dhe investitorë me para të mëdha - i ka shitur butikun e tij të konsulencës, Credit-it. Ai tani do të drejtojë bankën e ringjallur të investimeve Credit Suisse First Boston. Arsyeja pas vlerësimit 175 milionë SFr të butikut (ose 210 milionë SFr duke përfshirë interesin e parashikuar) është e paqartë. Pavarësisht nga garancitë e përsëritura nga CS se konfliktet e interesit ishin "menaxhuar", marrëveshja duket e tmerrshme - një anëtari bordi i është dorëzuar lidershipi dhe pronësia e pjesshme e bankës së investimeve të grupit dhe ka marrë një fitim të papritur 75 milionë SFr në para paraprakisht.

Banka e investimeve me humbje, meqë ra fjala, pësoi një rënie gati 60% të të ardhurave në tremujor, duke përfshirë një rënie prej 84% në shitjet dhe tregtimin me të ardhura fikse dhe një rënie prej 9% në aksione: kjo është pika e gjashtë e tmerrshme e të dhënave.

Me këto të dhëna, edhe nëse banka bën ristrukturimin më të madh të të gjitha kohërave, ajo nk ka më hapësirë për të vepruar dhe gabuar.

Burimi: FinancialTimes/ Përshtati: Gazeta ‘Si’


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë