Treg

Banka Credit Suisse shënon humbjen më të madhe që nga kriza e 2008-s

Credit Suisse raportoi një tjetër humbje të madhe neto për tremujorin e katërt dhe për të gjithë vitin, duke zhdukur shpresat për një rimëkëmbje. Humbja që i atribuohet aksionerëve arriti në 1.4 miliardë franga zvicerane (1.51 miliardë dollarë), më e keqe se parashikimet e analistëve për një humbje prej 1.32 miliardë frangash zvicerane, sipas Eikon.

Për të gjithë vitin ajo humbi 7.3 mld franga zvicerane nga 6.53 që ishte parashikuar. Credit Suisse parashikon një tjetër humbje "të konsiderueshme" gjatë vitit 2023 përpara se të kthehet me përfitime në 2024.

Drejtuesi Ulrich Koerner i tha CNBC se këto rezultate janë plotësisht të papranueshme dhe nënvizoi nevojën për një program transformimi.

Nën presion nga investitorët, banka njoftoi në tetor planin e saj për të lehtësuar dhe transformuar biznesin një përpjekje për t'u rikthyer në një pozicion të qëndrueshëm pas performancës së dobët të vazhdueshmë në bankën e saj të investimeve dhe një sërë dështimesh të rrezikut dhe pajtueshmërisë.

Koerner tha se 20220shi ishte vit i rëndësishëm për Credit Suisse dhe tani plani është krijimi i  një "banke më të thjeshtë dhe më të fokusuar".

“Ne rritëm me 4 mld CHF kapitalin neto, rritëm shpërndarjen e kostove dhe po bëjmë progres radik në ristrukturimin e bankës së investimeve”-tha ai.

“Ne kemi një plan të qartë për një Credit Suisse të ri dhe do të riformojmë portofolin, rimbledhim kapitalin do të minimizojmë kostot bazë”.

Në nëntor, banka projektoi një humbje prej 1.5 mld frangash për tremujorin e katërt mes kostove të ristrukturimit në shkallë të gjerë.

Rritja e kapitalit u ndikua dhe nga shitja e 10% të aksioneve në Bankën Kombëtare të Arabisë Saudite, duke e bërë aksionerin më të madh. Autoriteti i Investimeve të Katarit u bë aksioneri i dytë më i madh në Credit Suisse pasi dyfishoi aksionet e tij në fund të vitit të kaluar.

Raportet e shqetësimeve të likuiditetit e bënë Credit Suisse të përjetonte dalje të konsiderueshme të aktiveve nën menaxhim në fund të vitit 2022, por Koerner i tha CNBC në Forumin Ekonomik Botëror në janar se banka kishte parë një reduktim të mprehtë të daljeve dhe se paratë tani po ktheheshin në disa fusha. Pavarësisht kësaj, daljet neto arritën në 110.5 miliardë franga zvicerane në tremujorin e katërt, duke i çuar daljet vjetore të aktiveve për vitin 2022 në 123.2 miliardë franga zvicerane, krahasuar me 30.9 miliardë flukse hyrëse për vitin 2021.

Credit Suisse zbuloi se rreth 2/3 e daljeve më të gjera të aktiveve neto në tremujor ndodhën në tetor dhe "u ulën ndjeshëm për pjesën tjetër të tremujorit".

Koerner tha se 60% e totalit të daljeve erdhën në tetor. Që atëherë, banka ka nisur një program informimi, duke folur me 10.000 klientë globalë të menaxhimit të pasurisë dhe 50.000 klientë në Zvicër.

Ai shprehu gjithashtu besimin se programi i ri dhe nivelet "të jashtëzakonshme" të besnikërisë së klientit do ta ndihmonin bankën të mbajë dhe të ndërtojë flukset hyrëse.

Në raportin e saj, banka tha se rezultatet e saj ishin "ndikuar ndjeshëm nga mjedisi sfidues makro dhe gjeopolitik me pasigurinë e tregut dhe rrezikut të klientit".

“Ky mjedis ka pasur një ndikim negativ në aktivitetin e klientëve në të gjitha divizionet tona. Ndërsa ne do të prisnim që këto kushte tregu të vazhdojnë edhe në muajt në vijim, ne kemi marrë masa gjithëpërfshirëse për të rritur më tej angazhimin e klientëve tanë, për të rifituar depozitat si dhe AuM dhe për të përmirësuar efiçencën e kostos,” - tha banka.

Credit Suisse të enjten njoftoi se kishte blerë The Klein Group për 175 milionë dollarë. Banka konfirmoi gjithashtu emërimin e Michael Klein si CEO i bankave dhe Amerikave, si dhe CEO i caktuar i CS First Boston.

Burimi:CNBC/Gazeta ‘SI’


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë