Para

Credit Suisse në prag falimentimi, ‘dominoja’ e radhës që rrëzohet

Frika për sistemin bankar botëror u përhap në Evropë të mërkurën(15 mars)pasi aksionet e bankës zvicerane Credit Suisse ranë dhe zvarritën huadhënësit e tjerë të mëdhenj evropianë pas dështimeve të bankave në Shtetet e Bashkuara.

Në një moment, aksionet e Credit Suisse humbën më shumë se një të katërtën e vlerës së tyre, duke arritur një rekord të ulët pasi aksioneri më i madh i bankës - Banka Kombëtare Saudite - u tha mediave se nuk do të vendoste më shumë para në huadhënësin zviceran, i cili kishte qenë i rrethuar nga problemet shumë kohë përpara rënies së bankave amerikane.

LEXO EDHE:
- 6 shifra që tregojnë se Credit Suisse nuk ka më kohë
- Credit Suisse, Vëllai i Madh po të vëzhgon!
- Rënia e Credit Suisse ngjan me atë të Lehman Brothers, që nisi krizën botërore të 2008-s

Trazirat shkaktuan një pauzë automatike në tregtimin e aksioneve të Credit Suisse në tregun zviceran dhe bënë që aksionet e bankave të tjera evropiane të bien, disa me dy shifra. Kjo nxiti frikëra të reja për shëndetin e institucioneve financiare pas rënies së fundit të Silicon Valley Bank dhe Signature Bank në SHBA ditët e fundit.

Duke folur të mërkurën në një konferencë në kryeqytetin saudit të Riadit, kryetari i Credit Suisse, Axel Lehmann mbrojti bankën e tij kur u pyet për çështjet e menaxhimit, duke thënë: "Ne tashmë e kemi marrë ilaçin" për të zvogëluar rreziqet.

LEXO EDHE:
- Banka Silvergate, viktima e radhës e kriptove
- Falimenton një ndër bankat më të mëdha në SHBA. Çfarë do të thotë kjo për sistemin financiar?

Kur u pyet nëse do të përjashtonte ndihmën e qeverisë në të ardhmen, ai tha se "kjo nuk është një temë... Ne kemi raporte të forta kapitali, bilanc shumë të fortë.”

Banka Qendrore e përgatitur për të vepruar

Por banka qendrore e Zvicrës njoftoi të mërkurën vonë se ishte e përgatitur të vepronte, duke thënë se do të mbështeste Credit Suisse nëse ishte e nevojshme.

Një deklaratë nga banka nuk specifikoi nëse mbështetja do të vinte në formën e parave të gatshme, kredive apo ndihmë tjetër. Për momentin, thanë rregullatorët, ata besojnë se banka ka para të mjaftueshme për të përmbushur detyrimet e saj.

Credit Suisse më pas tha herët sot(16 mars) se po merr masa për të mbështetur financat e saj, duke përfshirë ushtrimin e një opsioni për të marrë hua deri në 50 miliardë franga zvicerane nga banka qendrore.

“Ky likuiditet shtesë do të mbështeste bizneset dhe klientët kryesorë të Credit Suisse pasi Credit Suisse ndërmerr hapat e nevojshëm për të krijuar një bankë më të thjeshtë dhe më të fokusuar të ndërtuar rreth nevojave të klientit”, tha banka.

Një ditë më parë, Credit Suisse raportoi se drejtuesit kishin identifikuar "dobësi materiale" në kontrollet e brendshme të bankës mbi raportimin financiar në fund të vitit të kaluar. Kjo ngjalli dyshime të reja në lidhje me aftësinë e bankës për t'i bërë ballë stuhisë së fundit.

Aksionet e Credit Suisse ranë rreth 30 për qind, në rreth 1.60 franga zvicerane, përpara se të ktheheshin në një humbje prej 24 për qind në 1.70 franga në mbyllje të tregtimit në bursën SIX. Në nivelin më të ulët, çmimi ishte më shumë se 85 për qind nga shkurti 2021.

Burimi: CBC.ca/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë