Jete & Stil

Covid-19 shtyn gratë të “braktisin” planet për të bërë fëmijë

Hulumtuesit nga Qendra Mjekësore Langone e Universitetit të Nju Jorkut (NYU) anketuan 1179 gra të qytetit të Nju Jorkut nga prilli deri në gusht 2020 mbi qëllimet e tyre të shtatzënisë para dhe gjatë pandemisë.

Ata zbuluan se më shumë se një e treta e grave që po mendonin të mbeteshin shtatzënë para fillimit të pandemisë i kanë “braktisur” ato plane.

Gjysma e grave që po përpiqeshin të mbeteshin shtatzënë para Covid nuk po përpiqen më dhe disa po heqin plotësisht dorë nga synimet e tyre për të pasur një fëmijë tjetër.

Ndërsa shumë spekuluan se pandemia do të shkaktonte një "baby-boom" për shkak të njerëzve që kalojnë më shumë kohë në shtëpi, të dhënat e hershme kanë gjetur të kundërtën dhe nivelet e lindjeve në të gjithë Amerikën kanë rënë.

Studimi, i publikuar në JAMA Network Open të Mërkurën, zbuloi se, nga të anketuarit, 191, ose 16 përqind, raportuan se po mendonin të mbeteshin shtatzënë në gjashtë deri në 12 muajt e ardhshëm.

Brenda atij grupi, 71 thanë se nuk po e konsiderojnë më shtatzëninë.

Në fillimin e pandemisë, 61 gra po përpiqeshin në mënyrë aktive të kishin një fëmijë, por 30 prej tyre që atëherë kanë ndaluar përpjekjen e tyre.

Nga ato 30 gra, katër gra kanë vendosur të ndalojnë plotësisht planet për të pasur një fëmijë dhe 13 nuk janë të sigurta nëse do të vazhdojnë apo jo.

"Gjetjet tona tregojnë se shpërthimi fillestar i Covid-19 duket se i ka bërë gratë të mendojnë dy herë për zgjerimin e familjeve të tyre dhe, në disa raste, të zvogëlojnë numrin e fëmijëve që përfundimisht kanë ndërmend të kenë", tha autorja kryesore Linda Kahn, një epidemiologe në NYU Langone.

"Ky është një shembull tjetër i pasojave të mundshme afatgjata të pandemisë përtej efekteve më të dukshme shëndetësore dhe ekonomike".

Gratë që ende planifikonin të kishin fëmijë kishin më shumë të ngjarë të kishin të ardhura të mira, kishin marrë një diplomë kolegji dhe ishin më të sigurta financiarisht se të tjerat, zbuloi studimi.

Ata që raportuan nivele më të larta të stresit ose më shumë pasiguri financiare kishin më shumë gjasa të braktisnin planet e tyre për të pasur një fëmijë.

Një raport i Qershorit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve zbuloi se kanë ndodhur 142,000 lindje më pak në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019.

Pesë shtete, Arizona, Kaliforni, Florida, Hawaii dhe Ohio, raportuan deri në 81,000 më pak lindje gjatë 12 muajve të parë të pandemisë në krahasim me vitet e mëparshme.

Shumë po përgatiten gjithashtu për të pasur fëmijë kur të përfundojë pandemia, me NYU Langone që raporton një rritje prej 33 përqind të grave që ngrijnë vezët e tyre.

"Këto rezultate theksojnë se koornavirus mund të ketë ulur edhe normat e pjellorisë në përgjithësi", tha Melania Jacobson, një epidemiologe në NYU.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë