Jete & Stil

Cila është mosha e duhur te fëmijët për të pasur një telefon?

Telefonat inteligjentë janë bërë pothuajse universalë tek fëmijët, me deri në 91% të 11-vjeçarëve që kanë një të tillë. Por a humbasin fëmijët pa telefon apo kanë përfitime të mëdha?

Kjo është një dilemë shumë moderne. A duhet t'i jepni fëmijës tuaj një telefon, apo duhet t'i mbani larg pajisjeve sa më gjatë të jetë e mundur?

Si prind, do t'ju falet nëse mendoni për një telefon është “mallkim” për fëmijët dhe fëmijërinë e tyre pasi kudo thuhen anët negative e të pasur një telefon në moshë të re.

Gjithashtu, as personazhet e famshëm nuk janë të imunizuar ndaj këtij problemi prindëror modern: Madonna ka thënë se është penduar që u ka dhënë fëmijëve të saj telefona në moshën 13-vjeçare dhe nuk do ta bënte më diçka të tillë.

Nga ana tjetër, prindërit e kanë vetë një telefon që është për to një mjet thelbësor për jetën e përditshme. Dhe nëse shokët e klasës të fëmijës tuaj po marrin të gjithë telefona, a nuk do të ishte problem nëse fëmija juaj nuk e ka një të tillë?

Ka ende shumë pyetje pa përgjigje mbi efektet afatgjata të telefonave inteligjentë dhe mediave sociale tek fëmijët dhe adoleshentët, por kërkimet ekzistuese ofrojnë disa prova mbi rreziqet dhe përfitimet e tyre kryesore.

Në veçanti, ndërsa nuk ka asnjë provë gjithëpërfshirëse që tregon se zotërimi i një telefoni ose përdorimi i mediave sociale është i dëmshëm për mirëqenien e fëmijëve në përgjithësi, kjo mund të mos tregojë historinë e plotë. Shumica e hulumtimeve të deritanishme fokusohen tek adoleshentët dhe jo tek grupmoshat më të reja dhe provat e reja tregojnë se mund të ketë faza specifike zhvillimi ku fëmijët janë më të rrezikuar nga efektet negative.

Për më tepër, ekspertët bien dakord për disa faktorë kyç që duhen marrë parasysh kur vendosni nëse fëmija juaj është gati për një telefon dhe çfarë duhet të bëni pasi të ketë një të tillë.

Të dhënat nga Ofcom, rregullatori i komunikimit në Mbretërinë e Bashkuar, tregojnë se shumica dërrmuese e fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar zotërojnë një telefon deri në moshën 11 vjeçare, 44% në moshën nëntë vjeç në 91% në moshën 11 vjeç. Në SHBA, 37% e prindërve të fëmijëve nga 9 deri në 11 vjeç thonë se fëmija i tyre ka telefonin e vet. Dhe në një studim europian në 19 vende, 80% e fëmijëve të moshës 9 deri në 16 vjeç raportuan se përdornin një telefon.

"Në kohën kur arrijmë te adoleshentët më të rritur, mbi 90% e fëmijëve kanë një telefon", thotë Candice Odgers, pedagoge e shkencës psikologjike në Universitetin e Kalifornisë, SHBA.

Ndërsa një raport europian për përdorimin e teknologjisë dixhitale midis fëmijëve nga lindja deri në tetë vjeç zbuloi se kjo grupmoshë kishte "aspak rreziqe në internet", kur bëhet fjalë për efektet e dëmshme të përdorimit të telefonave inteligjentë.

Gjatë pandemisë, telefonat celularë ishin një "shp╒tim" për fëmijët për të hyrë në klasat online ndërsa ishin në shtëpi.

Odgers analizoi gjashtë meta-analiza duke parë lidhjen midis përdorimit të teknologjisë dixhitale dhe shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, si dhe studime të tjera në shkallë të gjerë. Ajo nuk gjeti asnjë lidhje të qëndrueshme midis përdorimit të teknologjisë së adoleshentëve dhe mirëqenies së tyre.

"Shumica e studimeve nuk gjejnë asnjë lidhje midis përdorimit të mediave sociale dhe shëndetit mendor", thotë Odgers. Në studimet që gjetën një lidhje, përmasat e efekteve, pozitive dhe negative, ishin të vogla.

"Zbulimi më i madh ishte me të vërtetë një shkëputje midis asaj që njerëzit besojnë, përfshirë vetë adoleshentët, dhe asaj që provat thonë në të vërtetë", thotë ajo.

Një rishikim tjetër, nga Amy Orben, psikologe në Universitetin e Kembrixhit, gjithashtu gjeti provat jo përfundimtare. Orben arriti në përfundimin se ishte e pamundur të dihej nëse teknologjia po shkaktonte rënien e mirëqenies.

“Pjesa më e madhe e kërkimit në këtë fushë nuk është e një cilësie mjaft të lartë për të dhënë rezultate kuptimplota”, vëren ajo.

"Ka një ndryshim të madh të natyrshëm rreth atij ndikimi që është gjetur në literaturën shkencore dhe përvojave individuale të adoleshentëve dhe fëmijëve. Të vetmit persona që vërtet mund ta gjykojnë ndikimin e telefonit janë shpesh njerëzit që janë më të afërt me ta", shton ajo.

Në terma praktike, kjo do të thotë se pavarësisht se çfarë thonë provat, mund të ketë fëmijë që kanë vështirësi si rezultat i përdorimit të mediave sociale ose aplikacioneve të caktuara por nga ana tjetër, për disa të rinj, një telefon mund të bëhet një mjet shpëtimi për të gjetur një formë të re aksesi dhe për të marrë informacione në kohë.

"Imagjinoni se jeni një adoleshent i shqetësuar se puberteti po shkon keq, ose seksualiteti juaj nuk është i njëjtë me miqtë tuaj, ose i shqetësuar për ndryshimin e klimës kur të rriturit rreth jush flasin shumë për këtë”, thotë Sonia Livingstone, pedagoge e psikologjisë sociale.

Në pjesën më të madhe, kur përdorin telefonin e tyre për komunikim, fëmijët po flasin me miqtë dhe familjen.

Ndërsa telefonat inteligjentë shpesh fajësohen për fëmijët që kalojnë më pak kohë jashtë, një studim danez i 11 deri në 15-vjeçarëve gjeti disa prova se telefonat në fakt u japin fëmijëve lëvizshmëri të pavarur duke rritur ndjenjën e sigurisë së prindërve dhe duke ndihmuar në lundrimin në mjedise të panjohura.

Fëmijët thanë se telefonat e përmirësonin përvojën e tyre jashtë duke dëgjuar muzikë dhe duke mbajtur kontakte me prindërit dhe miqtë.

“Mendoj se telefoni ka qenë një zbulim fantastik i asaj që ka qenë gjithmonë një nevojë e paplotësuar nga ana e të rinjve”, thotë Livingstone.

Duke analizuar të dhënat nga mbi 17,000 pjesëmarrës të moshës midis 10 dhe 21 vjeç, studiuesit zbuluan se përdorimi më i lartë i mediave sociale në moshën 11 deri në 13 vjeç për vajzat dhe 14 deri në 15 vjeç për djemtë, parashikonte kënaqësi më të ulët të jetës një vit më vonë.

Përveç moshës, faktorë të tjerë mund të ndikojnë në ndikimin e mediave sociale tek fëmijët dhe adoleshentët por studiuesit sapo kanë filluar të eksplorojnë këto dallime individuale.

"Kjo është me të vërtetë një fushë thelbësore e kërkimit tani", thotë Orben. “Do të ketë njerëz që ndikohen më shumë negativisht ose pozitivisht në periudha të ndryshme kohore. Kjo mund të jetë për shkak të jetesës së ndryshme, kalimit të zhvillimit në pika të ndryshme, ata mund të përdorin mediat sociale ndryshe. Ne me të vërtetë duhet t'i ndajmë këto gjëra”.

Pyetja kryesore që prindërit duhet të bëjnë, thotë Odgers, është: "Si përshtatet për fëmijën dhe për familjen një telefon i ri?"

Për shumë prindër, blerja e një telefoni për një fëmijë është një vendim praktik. “Në shumë raste, prindërit janë ata që duan që fëmijët më të vegjël të kenë telefona në mënyrë që të mbajnë kontakte gjatë gjithë ditës”, thotë Odgers.

Mund të shihet gjithashtu si një moment historik në rrugën drejt moshës madhore.

"Unë mendoj se për fëmijët kjo u jep atyre një ndjenjë pavarësie dhe përgjegjësie", thotë Anja Stevic, studiuese në departamentin e komunikimit në Universitetin e Vjenës, Austri.

"Kjo është padyshim diçka që prindërit duhet ta marrin parasysh: a janë fëmijët e tyre në një fazë ku ata janë mjaftueshëm përgjegjës për të pasur pajisjen e tyre?"

Një faktor që prindërit nuk duhet të anashkalojnë është se sa rehat ndihen kur fëmija i tyre ka një telefon. Në një studim nga Stevic, kur prindërit ndjenë mungesë kontrolli mbi përdorimin e telefonit inteligjent të fëmijëve të tyre, si prindërit ashtu edhe fëmijët raportuan më shumë konflikte mbi pajisjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë