Sport

“Cicërimat” e Cristiano Ronaldos, portugezi fiton miliona nga “Twitter”

Postimet e yllit portugez, Cristiano Ronaldo në Twitter janë më të vlefshme se ato të çdo sportisti tjetër, sipas një raporti nga platforma e marketingut sportiv, Opendorse. Një twitter nga sulmuesi i Juventusit, i cili ka 82.7 milion ndjekës në platformën e rrjeteve sociale, mbart një vlerë prej 868,606 dollarësh, duke e vendosur 35-vjeçarin përpara mesfushorit spanjoll Andreas Iniesta (590,825 dollarë) dhe sulmuesit brazilian Neymar (478.138 dollarë) .

Ronaldo, korrikun e kaluar, ishte shpallur ‘’fitues’’ edhe në Instagram, ku fiton 975,000 dollarë për postim, sipas firmës analitike HopperHQ. Ai që thyen monopolin e futbollit në Twitter është ikona e National Basketball Association (NBA), LeBron James i cili renditet në vendin e katërt me një vlerë prej 470,356 dollarë për postim, duke u bërë në këtë mënyrë sportisti më i paguar amerikan. Lojtarë të tjerë të NBA-s në këtë listë janë  Kevin Durant i Brooklyn Nets, i cili është i teti me 190 464 dollarë, dhe Stephen Curry i Golden State Warriors në të dhjetën me 146.966 dollarë për twitter.

Rafael Nadal është  tenisti më i mirë në listën e Opendorse, në vendin e nëntë me një vlerë për prej 166,726 dollarë për postim. Sportistja më e paguar është tenistja Serena Williams, 23-herë fituese e Grand Slam, me një vlerë prej 115.926 për postim, duke u renditur e 13-ta në këtë renditje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë