Mbrëmjen e së mërkurës në orën 20:45 arbitri holandez, Bjorn Kuipers do të hapë siparin e përballjes së dytë gjysmëfinale të Champions League, Bayern Munich- Real Madrid në stadiumin gjerman “Alianz Arena”.
Gjermanët e trajnerit Heynckes do të përpiqen të hakmerren ndaj spanjollëve të Cristiano Ronaldo për eleminimin gjatë cerekfinaleve në sezonin e kaluar të Champions.
Dy superfuqitë e futbollit evropian përballen sonte për të 25 herë, në ndeshje të luajtura kryesisht në garat e UEFA-s.
Dy ekipet kanë nga 11 fitore secila dhe dy barazime, ku 36 gola janë shënuar nga gjermanët e Byern Munich dhe 37 nga spanjollët e Real Madrid.
Real Madrid do të luftojë për të marrë trofeun e tretë radhazi të Champions League. Spanjollët luajnë gjysmëfinalen e tetë radhazi në Champions, ndërsa gjermanët të shtatën. Real synon të marrë fitorën e parë në këtë sezon futbollistik, nga ana tjetër Bayern synon të marrë trofeun e tretë te sezoni, pasi u shpall Kampion i Gjermanisë dhe më 19 maj është favorit për të fituar ndaj Eintracht Frankfurt për trofeun e Kupës së vendit tij.
Kapiteni i spanjollëve, CR. Ronaldo ka golavarazhin më të mirë të këtij kompeticioni të Champions League me 15 gola dhe ndiqet nga dy lojtarët e Liverpool, Salah dhe Fimino me nga 10 gola.
3 Most Common Fraudulent Drugs
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.