Jete & Stil

Çfarë ndodhi me Instagramin?

Herë pas here, aplikacionet e mediave sociale prishen ose ndalojnë së punuari për një arsye ose një tjetër. Këtë fillim gushti disa përdorues të Instagram-it në botë kishin probleme me aktivitetin e tyre apo dhe ju doli një njoftim që ju kufizonte aktivitetin e tyre.

Instagram ende nuk ka reaguar për këtë dhe ndërsa arsyeja nuk dihet, nuk është diçka që ndodh për herë të parë pasi dhe në të kaluarën përdoruesit janë përballur me një problem të ngjashëm.

Disa përdorues të Instagram kanë pohuar në Twitter se nuk janë në gjendje të shikojnë postimet e të tjerëve apo dhe postimet e tyre.

Mesazhi që morën të tjerë shkruan: “Ne limitojmë sa shpesh ju mund të bëni disa gjëra të caktuara në Instagram për të mbrojtur komunitetin tonë. Na thoni nëse mendoni se kemi bërë gabim”.

Në thelb, Instagram kufizon aktivitete të caktuara që shfaqen si spamming. Kjo mund të shkaktohet nëse keni pëlqyer një numër të madh postimesh në një periudhë të shkurtër kohore.

Një mënyrë se si mund të shpëtoni nga ky problem është duke pëlqyer një numër të caktuar postimesh ose të ndiqni një numër të kufizuar njerëzish.

Nëse ikona ju shfaqet sapo të jepni një like, klikoni në butonin “tel lus”, plotësoni formularin e informacionit dhe prisni disa ditë.

Gjithashtu mund të dilni nga llogaria juaj dhe të logoheni përsëri. Nëse problemi vazhdon ende, kontaktoni ekipin e Instagram-it me email.

Burimi: Hitc. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë