Mendim

Çfarë mësova këto ditë nga qëndrimi në Davos

Nga Martin Wolf*- Gjithmonë mëson diçka nga Forumi Ekonomik Botëror. Të paktën, mëson se çfarë parashikojnë të pasurit dhe të pushtetshmit. Ata mund të jenë gabim: shpeshherë janë. Bota, siç na është kujtuar shpesh së fundmi është plot me surpriza.

Njerëzit e biznesit janë më entuziastë. Po, ata po vuajnë ende pasojat e Covid, rihapjen e ekonomive, inflacionin dhe luftën në Ukrainë. Ata janë ende të kërcënuar nga tensionet Kinë-SHBA. Por lajmet kanë qenë pozitive: Ukraina po reagon më mirë nga se pritej në luftë; e djathta doli keq në zgjedhjet afatmesme në SHBA; çmimet e gazit po bien; inflacioni e ka kaluar kulmin; shqetsësimet për recesion janë rritur dhe Kina është rihapur.

Më këtë panoramë le të konsiderojmë temat më të rëndësishme, nisur nga ekonomia.

Në vendet me të ardhura të larta, optimizmi është i madh për të ardhmen e afërt. Por ndoshta po e teprojnë pak. Rritja nominale e PBB-së në SHBA ka qenë e shpejtë dhe nuk mund të përputhet me objektivin 2% të inflacionit. Edhe pagat janë rritur po ashtu, ndërsa papunësia është e ulët. Asnjëra nga këto nuk ndihmon në mbajtjen e inflacionit objektiv. Nëse i marrim bankat seriozisht (unë po) atëherë, inflacioni objektiv kërkon politika të shtrënguara dhe ekonomi të dobët. Rezerva Federale mund të heqë dorë  shpejt dhe do t’i duhet të shtrëgojë përsëri një vit më vonë. Banka Qendrore Europiane kërkon ta arrijë më shpejt qëllimin.

Në vendet në zhvillim, mbizotëron ankthi. Trashëgimia që la Covid, çmime të larta ushqimesh dhe energjie, norma të larta interesi dhe një dollar të fortë kanë vështirësuar jetën në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesme. Shqetësimet e disa politikëbërësve, veçanërisht atyre nga Afrika, ishin të qarta.

Historitë që vijnë nga Kina dhe India, dy ekonomitë më të mëdha në botë, janë të ndryshme. Liu He, zëvendëskryeministri në largim, erdhi për t'u thënë pjesëmarrësve se Kina nuk është vetëm e hapur përsëri, brenda dhe jashtë vendit, por po përqafon edhe sektorin e saj privat. Një biznesmen perëndimor që e njoh mirë, banor prej kohësh në Kinë, konfirmoi ndryshimin. Një shpjegim i besueshëm është se Xi Jinping ka vendosur që rritja ka rëndësi. Këtë vit, padyshim që do të jetë e fortë. Është e pasigurt nëse qasja e re do të jetë e qëndrueshme në një afat më të gjatë. Kjo është e pashmangshme kur pushteti është kaq i përqendruar. Dëshira për kontroll të rreptë me siguri do të kthehet.

Indianët ishin delegacioni më i madh në Davos. Komuniteti i tyre i biznesit është optimist për të ardhmen në atë që është tashmë vendi me popullsinë më të madhe në botë. Në të vërtetë, nëse gjërat nuk shkojnë keq (gjithmonë e mundur), kjo duhet të jetë ekonomia e madhe me rritjen më të shpejtë në botë gjatë dy dekadave të ardhshme. Mundësitë duhet të jenë të shumta.

Një histori tjetër e madhe ka të bëjë me politikën tregtare dhe industriale. Ligji i emërtuar gabim i SHBA-së për Reduktimin e Inflacionit po mahnit bizneset europiane, shumë prej të cilave po konsiderojnë zhvendosjen e operacioneve atje, pjesërisht për të shfrytëzuar mundësitë e këtij ligji, por edhe për të përfituar nga çmimet më të ulëta të energjisë në SHBA. Ky është fillimi i një lufte subvencionesh, në të cilën SHBA, me buxhetin e saj të madh federal, ka dorën e sipërme, megjithëse Ursula von der Leyen, kreu i Komisionit Europian, propozoi përgjigje të njëjtë. Nuk kam dyshim se këto politika do të jenë të kota. Por ato duhet të përshpejtojnë futjen e teknologjive të reja klimatike. Nacionalizmi ekonomik mund të jetë tani e vetmja mënyrë për ta bërë këtë. Po ndan edhe perëndimin në një moment vendimtar.

Pothuajse po aq e habitshme ishte mënyra se si Katherine Tai, përfaqësuesja e tregtisë së SHBA-së, e përcaktoi politikën tregtare të SHBA-së për sa i përket interesave të punëtorëve dhe të drejtave të punëtorëve. Megjithatë, ajo që ishte më e rëndësishmja nuk ishte kjo, por mungesa e dukshme e ndonjë pikëpamjeje të SHBA-së se si duhet të funksionojë sistemi global i tregtisë. Hegjemonia e dikurshme nuk ka krijuar vetëm dyshime të thella ndaj Kinës, kjo është një politikë e dyashme dhe ka braktisur interesin për sistemin.

Tema e fundit e fokusit ishte teknologjia. Përkohësisht, frikësohem dhe përgjithmonë shpresoj se entuziazmi mbi kriptomonedhat do të ketë rënë.  Kjo e lë të hapur fushën për përmirësime thelbësore në sistemet globale të pagesave që mund të ofrojnë monedhat digjitale të bankës qendrore. Sa i përket mjedisit, emocioni më i madh këtë herë dukej se ishte zhvendosja drejt hidrogjenit. Ky me të vërtetë duket si një element thelbësor në një ekonomi më të qëndrueshme me në fokus mjedisin.

Emocioni më i madh në fakt ishte Inteligjenca Artificiale, AI. ChatGPT vodhi skenën. Aftësia e njerëzve të angazhuar në inteligjencën artificiale për t'u ndier entuziastë për krijimet e tyre është sa e kuptueshme aq edhe e frikshme. Sa më shumë i shikoj krijimet e industrisë së teknologjisë, aq më shumë kam frikë se jam duke parë nxënësin e magjistarit në jetën reale. Dallimi është se askush nuk ka aftësinë ta çaktivizojë këtë magji.

Më në fund, shumë i pranishëm gjatë gjithë kohës ishte sulmi ndaj Ukrainës. Në një takim, rilindi Boris Johnson, duke informuar audiencën se nuk kishte asnjë shans që Vladimir Putin të përdorte armë bërthamore. Unë shpresoj që ai te ketë të drejtë. Por çështja që ngriti diskutimi ishte e qartë: përpjekja e Putinit për të rikrijuar perandorinë ruse nuk mund të vazhdojë. Kjo do ta bënte Europën rrënjësisht dhe përgjithmonë të pasigurt. Do të trimëronte neo-imperialistët kudo. Duhet mposhtur.

Në përgjithësi, lajmet kanë qenë vërtet më të mira gjatë muajve të fundit. Mungesa e një tjetër tronditjeje të madhe është një lajm i mirë në vetvete. Por shumë sfida të pazgjidhura mbeten, jo më pak për të gjetur një fund të shpejtë dhe të suksesshëm të luftës dhe për t'u përballur me ndryshimet klimatike. Gjërat mund të jenë pak më mirë. Këto janë larg nga të mirat.

Martin Wolf* është analisti kryesor i ekonomisë në Financial Times.

Burimi: FT/ Përshtati: Gazeta ‘SI’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë