Moti

Ç’janë stuhitë vetë-rigjeneruese që paralizuan Italinë. Pse ekspertët ishin të papërgatitur

Ajo që po ndodh kryesisht në Veri të Italisë në zonën e Lombardisë me erë deri në 118 km/h i atribuohet asaj që ekspertët e kanë cilësuar si fenomeni i superqelizave.

Për të kuptuar se çfarë është, si është formuar, çfarë përfshin dhe pse është shumë e vështirë të parashikohet ky fenomen që po prek Italinë e Veriut, siç ndodhi natën mes të hënës dhe të martës në Milano, duhet të kthehemi për një moment në fushat e Ontarios, Kanada, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.

Ne i detyrohemi dy shkencëtarëve pionierë të motit, Horace R. Byers dhe Roscoe R. Brahams, që gjetën kuptimin e fenomenit të qelizave në stuhi.

"Ata ishin të çmendur që fluturuan brenda stuhisë me avionë luftarakë  në fund të viteve 1940", thotë Vincenzo Levizzani, një ekspert në Institutin e Shkencave Atmosferike të Cnr në Bolonja, si dhe profesor për më shumë se njëzet vjet në Alma Mater.

Ne duhet të pranojmë - shpjegon Levizzani - se dimë pak për këtë fenomen: edhe një ekspert që kishte parë frontin e stuhisë që po vinte, nuk mund të thoshte se kishim të bënim me një superqelizë.

Kjo sepse ajo që e karakterizon këtë fenomen është një qendër rrotulluese  rreth boshtit të saj që formohet rreth një presioni shumë të ulët në krahasim me ato të cikloneve të Atlantikut.

Është një presion i ulët prej disa qindra metrash deri në 1-2 kilometra në diametër. Qeliza rrotullohet në një mënyrë ciklonike me një lëvizje kundër akrepave të orës. Rrotullimi në drejtim të kundërt të akrepave të orës përcaktohet nga gjerësia gjeografike.

Kjo karakteristikë "gjenetike" e superqelizave, pra ajo e rrotullimit të brendshëm, qoftë në drejtim të akrepave të orës apo në të kundërt, është armiku i parë.

“Stuhia në këtë mënyrë po merr formë të rrezikshme - të cilën mund ta quajmë si mbretëresha e stuhive sepse shoqërohet me erëra shumë të forta dhe stuhi breshëri që shpesh nuk ekzistojnë në raste të tjera - na duhen të dhëna në kohë reale nga një radar. Dhe jo çdo radar, por një doppler që të jep mundësinë që cikloni po formohet në qendër”. Pa këtë veçori që na mbetet e fshehur nga sytë tanë, nuk na mbetet që ta trajtojmë veçse si çdo stuhi tjetër.

Origjina

Një nga efektet shtesë të stuhive superqelizore është formimi i mundshëm i një tornadoje.

Paradoksalisht, ne duhet të nisemi nga pranimi i dobësisë sonë dhe nga nevoja për t'i studiuar edhe më thellë këto fenomene meteorologjike për të bërë një hap përpara. Ne kemi modele por nuk kemi të dhëna të mjaftueshme. Dhe sido që të jetë, ekziston ende sot një kufi i rëndësishëm në shkallën gjeografike me të cilën ekspertët dhe shkencëtarët janë në gjendje të monitorojnë fenomenet e motit (për të mos u ngatërruar me klimën).

Siç ka ndodhur në raste të tjera dhe siç do të vazhdojë të ndodhë, edhe në rast se mund të parashikohen fenomene të jashtëzakonshme të motit të keq, ne do të vazhdojmë të humbasim dhjetëra, nëse jo qindra kilometra në pikën e fillimit. Edhe nëse superkompjuterët, si ai i Cineca-s, një nga më të fuqishmit në botë, do të mund të na japë një dorë. Shembull i bashkëpunimit të nevojshëm midis njeriut, makinës dhe mjedisit. Pra, ishin Byers dhe Brahams me projektin Thunderstom ata që kuptuan se vetë struktura e stuhisë është ajo që ne e quajmë qelizë: me pak fjalë, është ajri i nxehtë që ngrihet (rrjedha lart) dhe më pas formon retë që mund të arrijnë deri në stratosferë.  

Në një moment të caktuar formimi i pikave, kristaleve ose breshrit zhvillohet përmes reshjeve me rrymën e ftohtë që zbret drejt tokës.

Cili është atëherë ndryshimi me fenomenin e "shumëqelizave"?

“Në këtë rast – shpjegon Levizzani – fronti i ajrit të ftohtë që zbret në tokë formon erëra të ftohta që fshihen nën ajrin e ngrohtë, duke shkaktuar fjalë për fjalë formimin e një qelize tjetër në të njëjtin vend. Në thelb ato janë stuhi vetë-rigjeneruese që mund të insistojnë me dhunë”, sikur të burgosin një vend. Ende e rrezikshme, por ende ndryshe.

Gjithashtu sepse, përveç rrotullimit, ka edhe një karakteristikë tjetër që e bën të dëmshme superqelizën: boshti i zhdrejtë bën që ajri i ftohtë të zbresë në një distancë edhe 1-2 km në krahasim me vendin ku ngrihet ajri i nxehtë.

E vetmja gjë optimiste që mund të themi është se ka shumë pak gjasa, por jo e pamundur, që së shpejti të rishfaqet në të njëjtin vend corriere.it


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë