Vende dhe Udhetime

Çfarë duhet të bëni gjatë një udhëtimi të gjatë në avion

Agjentët në mbarë botën po përgatiten për fluturime komerciale që mund të zgjasin 20 orë ose më shumë. Me këtë ndryshim që vjen, disa po i rishikojnë praktikat e tyre më të mira për trajtimin e pasagjerëve në fluturimet e gjata.

Lexuesit e Wall Street Journal kanë treguar se çfarë bëjnë ata gjatë udhëtimeve të gjata, çfarë praktikash ndjekin për një udhëtim sa më të rehatshëm.

Victoria Baumfield, profesoreshë e drejtësisë në Burleigh Heads, Australi:

"Meqë unë udhëtoj shpesh, për shkak të punës, dhe zakonisht udhëtimet e mia me avion janë të gjata, gjëja e parë që bëj,  zgjedh vendit në avion. Vendet nga mesi i avionit dhe mbrapa, zakonisht nuk janë aq të zëna me pasagjer sa janë pjesa përpara, ndaj unë gjithmonë zgjedh një vend mbrapa , për të qenë më lirë dhe rehat. Madje shpesh herë më ndodh që të kem një rresht të tërë për vetë, kjo më ndihmon që të marrë një sy gjumë. Pra, e gjitha  është planifikim."

Patrice Veit, terapiste fizike në River Falls Wis

"Gjatë një udhëtimi të gjatë ,  gjëja që bëj më shumë gjatë orëve të fluturimit, masazhoj vazhdimisht këmbët dhe  kyçet . Kjo më ndihmon të jem në formë gjatë udhëtimit , dhe trupi im t;i rezistojë lodhjes së orëve të gjata të udhëtimit."

Andrew DeLaTorre, pilot i avionit të biznesit, Dallas:

Praktika ime kryesore gjatë udhëtimit është përzgjedhja e veshjeve. Unë përzgjedh rroba sa më të rehatshme dhe sportive.Vënia e rripit të sediljes është gjëja e parë që bëj. Së dyti, nuk pi alkool para udhëtimit. Kjo më ndihmon të marrë një sy gjumë gjatë fluturimit.”

Roland Trope, avokat në  New York City:

"Gjëja e parë që bëj gjatë udhëtimit më avion, caktoj alarmin në çdo 75 minuta .  sa herë që zgjohem pi ujë, kjo më ndihmon të jem në formë, dhe çdo herë që zgjohem lëviz për në banjo. Pastaj , mundohem të masazhoj këmbët dhe krahët, ecë në majë të gishtave, me qëllim që gjaku të qarkullojë më mirë në pjesën poshtë gjymtyrëve. Nuk shoh asnjë ekran të ndriçuar."

Hubertus Hatlapa, kryetar dhe CEO i një shërbimi financiar dhe holding kompani, Engelberg, Zvicër:

"Vishni rroba pambuku të rehatshme dhe xhaketë, pini dy litra ujë të pa karbonizuar , meditoni dhe ngrihuni dhe lëvizni një herë në orë".

Clare Perretta, shkrimtare / redaktore, Philadelphia:

"Nëse është e mundur ndërroni rrobat të paktën një herë në dy orë gjatë udhëtimit tuaj, dhe vendosni kufje, për të shmangur zhurmën e avionit."

Charles Neeley, pensionist, Midland, Texas:

"Neeley kishte një përgjigje me dy fjalë kur u pyet për strategjinë e tij për të siguruar rehati në një fluturim të gjatë: "Nuk është e mundur." Ai shtoi, "Fito maksimumin që mundesh në aeroplan dhe mos u shqetëso për kohën. Gjithashtu, nëse qëndroni vonë para se të largoheni, pas mbërritjes, dilni sa më shumë në diell ".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë