Futboll

Çerekfinalet e Botërorit, ose finalet e parakohëshme

Kampionati botëror tashmë është futur në fazën e tij më interesante. Pas tetë ndeshjeve të parë në fazën e 1/16, do të luajnë mes tyre tetë ekipet më të forta të këtij kompeticioni në fazën e çerekfinale. Të katërta përballjet janë shumë intersante dhe nuk mund të përjashtohen suprprizat në asnjë moment.

Dy sfidat e parë do të jenë ato të ditës së premte, Franca me Uruguajin dhe Brazili me Belgjikën. Ndërsa të shtunën në fushë do të zbresë Suedia për të sfiduar Anglinë dhe Rusia përballet me Kroacinë.

Padyshim që ndeshja më e fortë e kësaj faze është ajo mes Brazilit dhe Belgjikës, dy skuadra shumë të forta që mund të ishin edhe në finale përballë njëra tjetrës. “Selecao” mbeten pa dyshim favoritë, por nuk duhet nënvlerësuar Belgjika e mbipopulluar me talente që shkëlqejnë prej vitesh në kampionatet kryesore të Europës.

Por nuk është më pak interesante as sfida mes Francës dhe Uruguajit. Në fushën e “Ninzhy Novograd Arena” do të zbresin 3 Kupa Bote, 2 për amerikano-latinët dhe një për për transalpinët. Nuk mund të përcaktohet lehtë se kush është favoritja në këtë ndeshje, pasi vihen përballë dy ekipe shumë të ndryshme si në mentalitet, por edhe në përberje. Uruguaji ka bazë grupin, ndërsa Franca talentet i ka me shumicë dhe po i shfrytëzon. Gjithësesi në një vështrim paraprak disi më e avantazhuar duket Franca, por duhet pranuar se është një ndeshje që i ka të treja rezultatet të përfshira.

Të shtunën do të zbresin në fushën e “Fisht Stadium”, të zotët e shtëpisë, Rusia që kanë shkuar përtej çdo parashikmi duke eleminuar edhe Spanjën në fazën e 1/16. Këtë herë në çerekfinale do të kenë një skuadrat më të forta të këtij kompeticioni si Kroacia. Në letër kroatët janë më të favorizuar, por rusët kanë treguar se në këtë kampionat janë të etur për të shkuar sa më larg.

Ndërkohë përballja e katërt e kësaj faze do të vërë përballë, anglezët me surprizën e këtij kampionati botëror, Rusinë. “Tre Luanët” janë duke bërë një kampionat botëror shumë të mirë, sigurisht të udhëhequr nga një lojtar si Harry Kane. Nga ana tjetër Suedia, pasi la jashtë këtij botërori Holandën dhe Italinë, eleminoi edhe Gjermaninë në fazën e grupeve dhe tashmë nuk njeh më limite.

Të katërta përballjet priten me interes edhe për të parë stilin e lojës, duke qenë se deri më tani mesatarja e golave në këtë botëror është relativisht e ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë