Njerez

“Çdo herë që është Krishtlindje”

Sabina Veizaj- Për ata që ndiqnin televizionin italian të viteve '60-'80, ashtu fshehurazi, përmes “një kanaçeje” që siguronte valët televizive, ajo duhet të jetë një fytyrë e njohur dhe e dashur.

Me flokë të verdhë në formë tasi, sy të mëdhenj ngjyrë gështenjë e një buzëqeshje të vërtetë e të madhe sa një hosten.
Në vitet '70 me natyrshmërinë e saj, të qenit vetvetja pa menduar pasojat, ajo krijoi një skandal me kërthizën e saj përjashta tek këndonte siglën “Ma che musica maestro!” të emisionit “Canzonissima”, e më pas me këngën e shoqëruar me gjeste që më pas u cilësuan si jo të hijshme dhe e përjashtuan nga Hit Paredi një vit më vonë “Tuca tuca”…

https://www.youtube.com/watch?v=c6IdG3nkYzo

Ajo është Raffaela Carra’, ose Raffa kombëtare siç e qaujnë italianët, por suksesi i saj i kapërceu kufijtë në 60 vjetë karrierë, pa marrë parasysh rolet e vogla nëpër filma kur ka qenë fëmijë. Raffaela, 75 vjeç në formë të shkëlqyer edhe sot, me këngët e saj ka prekur publikun spanjoll, argjentinas, kilian e ka shkuar për recitale deri në Tokion e largët.

https://www.youtube.com/watch?v=hN3fJpnTmzw

Aktore, show girl, drejtuese televizive dhe autore, ëndrra e saj ka qenë të ishte koreografe e dancës klasike që nuk e realizoi dot, sepse siç ka thënë pesë vjetë më parë në emisionin “Sensi” të Paolo Bonolisit, “nuk kisha strukturën e duhur trupore për balet. Por nuk mund të qahem për karrierën që kam patur” Por vlerat që ajo cilëson si më të rëndësishme dhe që i janë identifikuar edhe nga të tjerët, janë të qenit e vërtetë, dinjiteti dhe deri në fund vetvetja.

https://www.youtube.com/watch?v=F1qKv-kaYEk

“Ah ah, ah ah
A far l'amore comincia tu (të bësh dashuri nis ti)
Ah ah, ah ah
A far l'amore comincia tu (të bësh dashuri nis ti)
Se lui ti porta su un letto vuoto (Nëse ai të shpie në një krevat bosh)
Il vuoto daglielo indietro a lui (boshësinë ktheja)
Fagli vedere che non e' un gioco (bëje të kuptojë që nuk është një lojë)
Fagli capire quello che vuoi (Bëji të kuptojë atë që do)”
Do të këndonte Raffaela Carra’ në 1977. Ose :

Tanti Auguri (Shumë urime)
Ma girando la mia terra io mi sono convinta che
(duke shëtitur vendin tim u binda se)
non c'è odio non c'è guerra quando a letto l'amore c'è.
(Nuk ka urrejtje nuk ka luftë kur në krevat ka dashuri)
Com'è bello far l'amore da Trieste in giù
(Sa bukur është të bësh dashuri prej Triestes e poshtë)
com'è bello far l'amore io son pronta e tu…
(Sa bukur është të bësh dashuri unë jam gati po ti)
tanti auguri, a chi tanti amanti ha
(Shumë urime për ata që shumë dashnorë kanë)
tanti auguri, in campagna ed in città.
(Shumë urime, në fshat e në qytet)
Com'è bello far l'amore da Trieste in giù
(Sa bukur është të bësh dashuri nga Trieste e poshtë)
l'importante farlo sempre con chi hai voglia tu
(E rëndësishme është të bësh dashuri me atë që ti ke dëshirë)
e se ti lascia lo sai che si fa…
(Dhe nëse të lë e di se çfarë bëhet)
trovi un altro più bello, che problemi non ha.
(Gjen një tjetër më të bukur, që probleme nuk ka)

Këto tekste këngësh në vitet '60-'70 dhe figura e mentaliteti modern i vajzës së re emiliane (bolonjeze), jo vetëm që do të revolucionarizonte televizionin Italian, por mbi të gjitha shoqërinë duke i dhënë një ajër lirie të pakonceptueshëm. E jo vetëm Italisë, por edhe Spanjës, që vetë Raffaela e konsideron si Atdhe të dytë.
Për këtë Raffaella Carràsë në 13 tetor të këtij viti iu akordua një çmim nga Mbreti i Spanjës si Dama “në Urdhrin e Meritës Civile” si ikonë e lirisë.

Raffaella Carra' sot

“Kërthiza ime nudo vinte nga një moment I studiuar mirë prej një kostumisti të Rait. Nuk më kujtohet emri sot. Por vajzat në atë kohë dilnin xhiro në atë mënyrë, me barkun përjashta dhe pantallona. Unë nuk e pata problem ta shfaqja në televziion. Isha aq e lirë. Edhe “goditjet” ishin shenjë e lirisë nga ‘zgjedha’, nga mbistrukturat, nga ashpërsia. Unë isha ashtu, pa shtrëngime”. Raffaella Carrà nuk e eviton dot të folurën për kërthizën jashtë që shfaqi në TV, në fillim të viteve '70, gjatë bisedës në Auditorium Parco della Musica në Romë që ndjek ceremoninë e dhënies së çmimit nga Mbreti i Spanjës Felipe VII.


Kur iu akordua  çmimi i Spanjës si Dama “në Urdhrin e Meritës Civile” si ikonë e lirisë.

Një deklaratë “të pafajshme” për atë që ka turbulluar gjumin e italianëve në fillimin e viteve “70, me atë kërcim me barkun jashtë, në një televzion ende shumë të limituar nga çensura, është ajo e Raffës, e ulur në mënyrë komode në sallonin e Auditorium e veshur me smoking të zi e dizajnuar për të nga Guillermo Mariotto, drejtor krijues i Gattinoni.

Të dielën në darkë, në programin “Che tempo che fa” të Fabio Fazios, të cilin vetë Raffaela e ka zbuluar si drejtues në programin e saj me regji të revolucionarit tjetër të televizionit Italian Gani Bocompagni “Pronto Raffella” në vitn 1985, Carra’ zbuloi diskun e ri një himn për Krishtlindjet që titullohet “Ogni volta che e’ natale” (Çdo herë që është Krishtlindje).

Albumi "Ogni Volta che e' Natale"

Kishte vite që Sony Music i lutej Raffelës për një album të ri. “Por në momentin që më thanë ke gjithë lirinë që do për përzgjedhjen e këngëve, vendosa të punoj. Këtë gjë e bëra në Krishtlindjet e kaluara me një kast të mrekullueshëm. Dhe ja këtë vit doli”- tha Carra në programin e mbrëmjes së Fazios ku ky i fundit gjatë bisedës përmendi Frank Sinatrën me të cilin Carra ka luajtur një film në vitet e para të karrierës së saj.

Me Frank Sinatra ne shesh xhirim

“Sinatra u dashurua me ty”-iu drejtua Fazio Carrasë, ndërsa ajo, në refuzim të plotë ndaj publikimit të jetës private dhe gossip iu përgjigj: “dashuria është një shkëndijë, osë ndodh ose nuk ndodh.”

Raffaella Maria Pelloni, Carra’ mbiemri artistik ka lindur më18 qershor 1943 në Bolonja, Emilia-Romagna.
Fëmijërinë e kalon në Bellaria-Igea Marina, vicino Rimini. Vetëm 8 vjeç tranferohet në kryeqytet, Romë për të ndjekur kurset e kërcimit të Jia Ruskaia, themeluese e “Akademisë Kombëtare të Dancës në Romë". Shumë e talemtuar në arte, debuton shumë shpejt në filmin "Vuajtjet e të kaluarës".
Diplomohet pranë Qendrës eksperimentale të Kinematografisë në Romë, e pas kësaj në 1960 vjen deputimi i saj i vërtetë kinematografik: filmi “Nata e gjatë e '43", e Florestano Vancini.

Në vazhdim ëshët pjesë e disa filamve të tjerësi "Shokët". Në 1965 punon sëbashku me Frank Sinatran në filmin “Koloneli Von Ryan”. Gjatë asaj periudhe, Sinatra I dashuruar me Carra’në i dhuron një gjerdan me perla të zeza dhe smerald që ajo më vonë në emisionin e Bonolis rrëfen se e refuzoi deri në fund dhuratën, por pa sukses. “Nuk më pëlqejnë joshje të tilla. Më joshin të tjera gjëra. Gjithsesi, fati i dhuratës ishte i shkruar, nuk e kam as sot për kujtim, ma vodhën në një hotel në Milano vite të shkuara”.

Suksesi televiziv vjen në 1970 me spektaklin “Unë Agata e ti” (me Nino Taranto e Nino Ferrer): Raffaella kërcen për tre minuta në mënyrën e saj, duke lançuar atë stil të showgirl brilante që sot e njohin e të gjithë dhe e duan.
Në 1974 presanton "Milleluci" bashkë me Minën. E kalon testin dhe Rai i beson "Canzonissiman" e tretë, drejtimi i parë vetëm.
Karriera e saj vazhdon në TV: "Çfarë mbrëmjeje" (1978), "Fantastico 3" (1982, me Corrado Mantoni e Gigi Sabani) deri tek "Pronto, Raffaella?" (1984 e 1985). Suksesi i programit që mban emrin e saj, bën që më 1984 të marrë titulin e "Personazhi femër televziv europian ", I akorduar nga Shoqata Europiane e Revistës Televizive.

Në sezonin 1985/1986 është drejtuese e "Buonasera Raffaella" dhe në "Domenica In" të ardhshme.
Lë Rai-n më 1987 për të kaluar në Mediaset: realizon "Raffaella Carrà Show" dhe "Princi i kaltër", që në fakt nuk kanë shumë audiencë. Kthehet në Rai në 1989 deri më 1991, kur drejton "Fantastico 12" sëbashku me Johnny Dorelli.

Nga 1992 në 1995 punon në Spanjë: në kanalin e parë TVE drejton "Hola Raffaella", që vlerësohet me TP, me ekuivalentin Italian Telegatto.
Kthehet në Itali në 1995 me "Carràmba che sorpresa": programi shënon një record audience të paimagjinueshëm, që e bën të drejtojë edhe katër edicione të tjera në orarin më të rëndësishëm televiziv të së shtunës në mbrëmje. Falë këtij popullariteti të rikthyer drejton më 2001 edicionin e Festivalit të Sanremos.
Në 2004 drejton programin "Sogni", paraardhës i programit "Il treno dei desideri" (në atë kohë i drejtuar në atë kohë prej Antonella Clerici); dy vite më vonë drejton "Amore", dedikuar adoptimve në distancë që drejtuesja mbështet. Në 2008 televizioni spanjoll TVE e thërret për tre programe që kishin lidhje me Eurofestival.

Ka qenë për disa edicione në jurinë e Voice of Italia, edhe në kohën kur konkuronte Elhaida Dani të cilën e vlerësoi maksimalisht dhe parashikoi fitoren e saj.
Prej 5 vitesh, Raffaella Carra është larguar nga televizioni dhe atëherë deklaronte se koha e saj në një farë mënyrë mbaroi dhe ia linte radhën të rinjve.
“Është më mirë të jetosh se të bësh television. Më pëlqen të udhëtoj dhe e bëj pa plan. Vendos në momentin e fundit e megjithatë do të sakrifikoja nëse do të bëja diçka të vogël, por të rëndësishme në televzion”- tha Carra’ të dielën tek Fabio Fazio duke përshëndetur me këngë e kërcim të pjesëve nga albumi i ri i Krishtlindjeve.

https://www.youtube.com/watch?v=YBzUz4WbrdM

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë