Njerez

Britani/ Deputetët konservatorë i kërkojnë Sunakut kthimin urgjent të azilkërkuesve shqiptarë

Gazeta Si - Më shumë se 50 deputetë konservatorë në Britani të Madhe, i kanë shkruar kryeministrit Rishi Sunak, duke i kërkuar që azilkërkuesit nga Shqipëria duhet të kthehen menjëherë, madje edhe ata që thonë se janë trafikuar, pavarësisht shkeljes së ligjit.

Sipas britanikes "The Guardian", deputetët, të udhëhequr nga ish-ministri i kabinetit, David Davis, argumentojnë se kjo do të zvogëlonte numrin e azilantëve dhe do të siguronte një pengesë për emigrantët.

LEXO EDHE:
- 'Një fshat i tërë i ndërtuar me para nga Britania', Daily Mail shkon në Muzhak
- Emigranti shqiptar që u dëbua nga Britania: Do të doja të mos e kisha provuar kurrë të hyja ilegalisht
- Një deputet britanik mbron shqiptarët nga diskriminimi: Kujdes me gjuhën, nuk janë kriminelë

Por “Amnesty International”, tha se ideja do të shkelte konventën e OKB-së për refugjatët dhe do të vinte në rrezik njerëzit e cenueshëm.

Deputetët, të udhëhequr nga ish-ministri i Kabinetit, David Davis, thonë se ndryshimi i ligjit do të reduktojë numrin e azilantëve

Letra e deputetëve, i kërkon Sunak të miratojë legjislacionin e emergjencës, që do të thotë se shtetasit nga Shqipëria ose vendeve të tjera, që shihen si të sigurt, duhet të kthehen menjëherë.

Ai thotë se kjo duhet të jetë edhe për njerëzit që pretendojnë se janë trafikuar ose janë viktima të skllavërisë moderne, duke argumentuar se kjo përdoret nga shumë të ardhur shqiptarë për të forcuar rastin e tyre të azilit.

“Nëse ata vërtet janë marrë kundër vullnetit të tyre, atëherë nuk mund të kundërshtojnë në mënyrë të arsyeshme kthimin në shtëpi, - thuhet në letër. - Vetitë në ligjet tona moderne të skllavërisë që e parandalojnë këtë, janë qartësisht në kundërshtim me qëllimet e atij ligji dhe duhet të hiqen”.

Davis i tha “Sky News” se Shqipëria ishte "një vend i sigurt" dhe se njerëzit nuk duhet të lejohen të kërkojnë azil nga frika e persekutimit nga aktorë joqeveritarë si bandat kriminale.

“Vetë Zyra e Brendshme nuk i ka interpretuar saktë ligjet e azilit, - tha Davis. - Çështja është që koha e kthesës për një zbarkim shqiptar në brigjet tona, të kthehet nga vite, në ditë ose javë. Ky është qëllimi dhe ne mendojmë se është e mundur. Nëse nuk e bëjmë këtë, Home Office nuk do të jetë kurrë në gjendje të përballojë numrin e aplikimeve. Kanë kaluar 420 ditë për të marrë një vendim".

Kryeministri britanik, Rishi Sunak

Ai shtoi: “Unë nuk po i bëj ‘kokë turku’ individët shqiptarë. Ajo që dua të bëj, është t'i mbyll ato hapësira".

Steve Valdez-Symonds, drejtori i programit për të drejtat e refugjatëve dhe emigrantëve të "Amnesty UK", tha se Davis e kishte gabim në disa pika.

"Duket se ka shumë marrëzi këtu, - tha ai. - Pika e fillimit është nëse qeveria juaj nuk është e gatshme ose e paaftë të sigurojë mbrojtje nga persekutimi. Nuk përcaktohet se cilët duhet të jenë përndjekësit tuaj. Mund të jetë krim i organizuar, ose gjakmarrje. Mund të jenë edhe gra që persekutohen nga vetë familjet e tyre. Pyetja është, nëse shteti është i aftë dhe i gatshëm të ofrojë mbrojtjen që pritet nga ligji ndërkombëtar”.

Pak më shumë se 50% të shqiptarëve iu dha azil në Mbretërinë e Bashkuar, tha Valdez-Symonds, duke shtuar se ishte e gabuar të thuhej se njerëzit e trafikuar mund të ktheheshin në shtëpi të sigurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë