Politike

Emigracioni i paligjshëm dhe krimi i organizuar shqiptar në Britani, Rama bisedë telefonike me Sunak

Gazeta Si - Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e kësaj të enjteje një bisedë telefonike me homologun britanik Rishi Sunak, me kërkesë të këtij të fundit.

Sipas zyrës së qeverisë britanike, të dy liderët vlerësuan marrëdhënien e ngushtë afatgjatë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë dhe u angazhuan për të forcuar bashkëpunimin sa i takon tregtisë, investimeve dhe mbrojtjes, përfshirë edhe sigurinë kibernetike.

Kryeministri Sunak pranoi kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në shoqërinë britanike, por të dy udhëheqësit pranuan se më shumë duhet bërë për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe për të sfiduar krimin e organizuar.

Ata diskutuan mbi planet për të shtuar bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta duke përfshirë edhe mbylljen e boshllëqëve që po ndalojnë kthimin e shpejtë të azil-kërkuesve të refuzuar.

Kryeministri Rishi Sunak dhe Kryeministri Edi Rama mirëpresin të punojnë së bashku për t’i trajtuar këto çështje dhe të thellojnë marrëdhënien gjithëpërfshirëse mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Biseda telefonike, vjen pas deklaratës së ashpër të sekretares së Brendshme Britanike Suella Braverman, e cila i cilësoi shqiptarët që shkojnë drejt Britanisë me gomone, si kriminelë dhe pushtues.

Vitin e shkuar parlamenti miratoi në kohë rekord marrëveshjen e nënshkruar në Tiranë nga ish-ministrja e punëve të brendshme Priti Patel me homologun Bledi Çuçi për dënimin e shpejtë të shqiptarëve të cilët mbarojnë vuajtjen e dënimit në burgjet angleze.

Një ditë më parë qeveria angleze hodhi idenë e vendosjes së Shqipërisë në “listën e bardhë”, duke i mohuar automatikisht të drejtën e kërkim azilit.

Më herët, 50 deputetë konservatorë i kërkuan Sunakut të miratojë një ligj emergjent që do të aktivizonte mënjëherë rikthimin e mënjehershëm të në shtëpi të azilkërkuesve nga Shqipëria.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë