Sport

Briken Calja, kampion Europe dhe medalje argjendi në shtytje në Gjeorgji

Gazeta Si – Peshëngritësi Briken Calja është shpallur kampion i Europës në stilin e shtytjes në kampionatin Europian të shtangës që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë.

Përpos kësaj, shtangisti kuqezi mori dhe medaljen e argjendtë në dy garësh në peshën 79 kg. Në stilin e shkëputjes, ai u rendit në vendin e katërt me 153 kg, provë që e realizoi në përpjekjen e parë, ndërsa në dy të tjerat, ai dështoi të ngrejë 157 kg.

Në stilin e shtytjes, Calja e nis jo mirë, duke dështuar të ngrejë 185 kg, peshë që e realizon në provën e dytë. Më pas, ai arrin të ngrejë edhe 187 kg, duke marrë medaljen e artë, ndërsa rivalët e tij dështuar të kalojnë në provat e para.

Në total, peshëngritësi shqiptar ngriti 340 kilogramë, duke fituar medaljen e argjendtë, vetëm 1 kilogram më pak se rusi Serobian, i cili m ori medaljen e artë.

Nuk shkoi mirë gara për Erkand Qerimaj, i cili garoi në të njëjtën kategori. Ai ngriti 152 kilogramë në shkëputje, ndërsa në shtytje nuk realizoi asnjë nga tre provat, duke mos u renditur në dygarësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë