Ne rrjet

Bota hyn në një garë të re armatimesh

Ushtria ruse

Të premten, Rusia testoi raketën më të madhe balistike në histori, e cila peshonte gati 200 ton. Moska pretendon se raketa e re, e quajtur nga analistët perëndimorë "Satan 2", është e para që mund të godasë çdo vendndodhje në tokë nga një pikë e vetme nisjeje.

Testimi, i njoftuar nga vetë Presidenti Vladimir Putin, i cili iu referua raketës edhe në fjalimin e tij parazgjedhor muajin e kaluar, ishte një kërcënim i qartë për armiqtë e Rusisë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara. Që nga fundi i Luftës së Ftohtë tre dekada më parë, ushtria amerikane ka qenë lider i padiskutueshëm kur bie fjala tek raketat dhe teknologjia ushtarake. Papritmas, Uashingtoni përballet me një botë ku armiqtë e saj më të mëdhenj kanë bërë investime dramatike në raketat me rreze të gjatë.

Satan 2

Edhe pse kemi qenë shumë të përqëndruar në testetim e raketave nga Koreja e Veriut, Kim Jong-un zor se arrin teknologjinë që superfuqitë bërthamore kishin në vitet 1950 dhe 1960. Rusia dhe Kina, përkundrazi, duket se e kanë shtyrë botën drej një forme të re armatimi. Të dyja superfuqitë janë përqendruar në testimin e raketave të reja ndërkontinentale.

Ashtu si Pentagoni, armët e reja përfshijnë edhe raketat e vogla, të cilat mund të shkatërrojnë të gjithë aeroplanët amerikanë, anijet dhe veçanërisht të avionët luftarakë, pa dyshim simboli më i fuqishëm i fuqisë botërore të SHBA-së.

Rusia teston raketa

Është e pamundur të thuhet si do të funskionin në praktikë, ndonëse thjesht ekzistenca e tyre mund të jetë e mjaftueshme për të penguar armiqtë që të hyjnë në luftë ose të ndërhyjnë në konflikte të vogla. Edhe në qoftë se armët e reja nuk i përmbushin pritshmëritë, Rusia dhe Kina, edhe pse të nënvlerësuara  nga Shtetet e Bashkuara, kanë deri më tani shpenzimet më të mëdha ushtarake në botë.

Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, Moska dhe Pekini i kanë kushtuar vëmendje të veçantë nëndetësve balistike që mund të pajisën me raketa, duke investuar në anije, baza berthamore dhe raketa të reja. Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk i është afruar shkallës së arritjeve dhe aftësisë së flotës më të madhe të nëndetëseve bërthamore amerikane. As Kina as Rusia, nuk kanë gjetur ende një “kundërhelm” ndaj bombarduesit amerikan “B-2”, i cili ka aftësinë për të goditur kudo në botë, pa dallim dhe paralajmërim.

Aeroplanmbajtës amerikan

Por balanca po zhvendoset. Ushtarakët rusë kanë vështruar për një kohë të gjatë dominimin ushtarak të SHBA-së dhe kanë kuptuar se teknologjia e avancuar e raketave  është e vetmja mënyrë për ta tejkaluar këtë epërsi.

Disa prej raketave ruse mund të jenë tanimë funksionale dhe mund të përbëjnë një kërcënim serioz për ushtrinë amerikane. “Satan 2”, i testuar të premten, pritet të zëvendësojë brezin e  vjetër të raketave ruse në vitet 2020.

Të hënën, Rusia njoftoi se kishte testuar gjithashtu raketat anti-ajorore “A-135”, të vendosura tashmë rreth kudo rreth Moskës.  Sisteme të tilla, një kundërsulm ndaj sistemeve mbrojtësë amerikane, të cilat janë vendosur në Evropë dhe Azi, do të kishin mundësi të rrëzonin një pjesë të raketave armike.

Sistemet "Patriot"

Zyrtarët ushtarakë rusë pretendojnë se raketa e tyre e re e Zirkonit është e aftë të udhëtojë me shpejtësi më të madhe se 4000 milje në orë, afërsisht gjashtëfishi i shpejtësisë së zërit.

Nëse është e vërtetë, Zirkoni do të tejkalonte çdo gjë në arsenalin e SHBA-së dhe do të ishte praktikisht i pamundur të kapej. Në dy vitet e fundit, Kina ka ekspozuar gjithashtu arsenalin e saj të raketave me rreze të mesme, duke mos fshehur ambicien për të nxjerrë jashtë lojë luftanijet më të mëdha të Shteteve të Bashkuara.

Të dyja vendet kanë rritur në mënyrë dramatike investimet në sistemet e mbrojtjes nga raketat, për të kufizuar epërsinë e Shteteve të Bashkuara. Rusia po eksporton sisteme të tilla për disa nga armiqtë më të mëdhenjt të Uashingtonit, duke përfshirë Iranin dhe Sirinë.

Rusia nis sistemet anti-ajrore drejt Iranit

Rreth territorit të tyre, si Rusia dhe Kina e shohin teknologjinë e raketave si çelës për të nxjerrë jashtë lojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Kina besohet të jetë duke instaluar sisteme të tilla në rrjetin e ishujve artificialë që po ndërton për të dominuar Detin e Kinës Jugore. Moska ka folur në mënyrë të përsëritur për vendosjen e sistemit të raketave në zonën e Kaliningradit midis Polonisë dhe Lituanisë, si dhe drejt kufirit të saj me Kinën, një shenjë se e sheh Pekinin si një armik të mundshëm dhe si aleat.

Krahasimi mes ushtrise amerikane dhe asaj ruse

Mes gjithë këtyre tensioneve, shtetet e Europës Lindore do të donin Shtetet e Bashkuara të vendosnin më shumë raketa mbrojtëse dhe sisteme “Patriot” në vendet e tyre. Por çdo lëvizje e tillë ka gjasa të rrisë më tej garën armatimeve në rajon.

Kjo garë vjen në një kohë të rrezikshme për mbarë botën. Sulmet kibernetike dhe format e tjera të konfrontimit po ripërcaktojnë atë që do të thotë të jesh në luftë. Kombinuar me kthimin e garave ushtarake, si në Luftën e Ftohtë, bota mund të shkojë drejt një çekuilibrimi edhe më të rrezikshëm./Reuters/

Trouble Spots in Online Direct-to-Consumer Prescription Remedies


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë