Sport

Boks, Anthony Joshua në izolim pas takimit me Princin Charles

Kampioni i botës i peshave të rënda, Anthony Joshua është vetë-izoluar, menjëherë pasi mori lajmin për pozitivitetin me koronavirus të Princit Charles të Anglisë. Në 9 marsin, në fakt, boksieri kishte marrë pjesë në një ceremoni në Westminster ku ishin prezentë edhe Mbretëresha Elisabetta dhe Kryeministri Boris Johnson, përveç yjeve të tjerë të sportit e spektaklit.

“AJ është në shtëpi e ndjek me vëmendje të udhëzimet që i janë sugjeruar – ka bërë të ditur një zëdhënës i boksierit -. Eshtë në gjendje të mirë, është mirë e dëshiron ti dërgojë një falënderim të pafund të gjithë atyre që janë në vijën e parë të frontit të koronavirus”.

Joshua pritet të mbrojë titujt e tij të peshave të rënda IBF, WBA e WBO, të rifituara në dhjetor kundër Andy Ruiz Jr, kundër bullgarit Kubrat Pulev në Tottenham Hotspur Stadium në 20 qershorin e ardhshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë