Rend dhe Ligj

BKH zbarkon në vilën e partneres së Arben Ahmetajt, gjenden 30 mijë euro

Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar mbrëmjen e sotme në banesën e partneres së ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.

Mësohet se është kontrolluar edhe shtëpia e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.

Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

Ndërsa në shtëpinë e partneres deri tani është gjetur një shumë parash prej 30 mijë eurosh.

Sot kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të mëhershme të ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, se ai duhet të bëjë kryeministrin, jo gjykatësin.

“Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të kisha bërë gjykatësin”, tha Rama gjatë një komunikimi për gazetarët në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë