Politike

Rama i përgjigjet Ahmetajt: Nëse do të kisha bërë gjykatësin, gjërat do të kishin qenë shumë më keq

Kryeministri Rama iu përgjigj deklaratave të mëhershme të ish-zv.kryeminsitrit, Arben Ahmetaj, se ai duhet të bëjë kryeministrin, jo gjykatësin.

“Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të kisha bërë gjykatësin”, tha Rama gjatë një komunikimi për gazetarët në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS.

Ahmetaj është një nga personat më të përfolur në çështjen e inceneratorëve.

Në korrik të vitit të kaluar, Ahmetaj u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit dhe i ministrit për Rindërtimin, por nuk u emërua në asnjë pozicion tjetër brenda kabinetit Rama. Gjithashtu ai nuk është më as anëtar i Kryesisë së PS-së dhe as si drejtues politik i PS në Vlorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë