Menaxhim

Bizneset morën kredi me interes të ulët gjatë 6 muajve të parë të 2021-shit

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë 6-mujorit të parë 2021, bizneset kanë marrë kredi me interesa të ulëta, në 5.45% në Lekë dhe  3.95% në Euro. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë norma e interesit për bizneset në Lek ishte 5.58% dhe në Euro 4.12%.

BSH-ja pak më herët raportoi se ka patur lehtësim të standardeve të kreditimit për bizneset dhe ka ndikuar në rritjen e kredisë për investime, kapital dhe nevojë likuiditeti.

Ndërkohë, normat e interesit të kredisë për individ vazhdojnë të mbeten në nivelet minimale historike, 0.5%, vendosur nga BSH-ja marsin e kaluar për të ruajtur stabilitetin ekonomik në vend.

Oferta e lartë monetare ndihmoi në ruajtjen e likuiditetit të lartë në treg, e shoqëruar paralelisht edhe me një rritje të fortë të depozitave të qytetarëve, që po vazhdon edhe gjatë këtij viti. Likuiditeti i bollshëm në treg u paraqit mirë në pasqyrën e politikës monetare, duke filluar nga tregu benchmark i titujve shtetërorë, ku normat e interesit ngelën të ulëta, duke krijuar kushte për kreditim më të lirë edhe ndaj sektorit privat.

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko, tha se masat e marra nga BSH do të mbeten të pandryshuara deri në periudhën afatmesme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë