Rend dhe Ligj

Bilanci i policisë në një javë: Janë arrestuar 114 qytetarë në 17 operacione

Gazeta Si – Policia e Shtetit thotë se ka zhvilluar 17 operacione policore gjatë kësaj jave, ku janë arrestuar 114 qytetarë dhe proceduar e shpallur në kërkim 471 persona.

Janë zhvilluar 5 operacione për lirimin e hapësirave publike në plazhe, të zëna padrejtësisht nga pronarë lokalesh apo individë të ndryshëm. Si rezultat, janë proceduar 5 shtetas dhe janë sekuestruar 716 çadra e shezlongë.

Janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 471 shtetas, nga këta: 114 janë arrestuar, 323 janë proceduar penalisht dhe 34 janë shpallur në kërkim.  

Janë kapur në total 30 persona në kërkim, nga të cilët: 27 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 17 operacione policore të koduara: “Shadoë”, "Driver", "Autostop", "Streha", "Threat", "Free Road 2", "Location", "Zaranika", “Kubikët”, “Otima”, “Rrjeta”, "Grabiani", "Stafeta", "Post Office", "Perimetri 187", "Restart 11" dhe "Restart 11" (vijim).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë