Politike

Berisha për Belerin sulmon presidentin Begaj: Refuzoi Greqinë, zbatoi urdhrat e Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar për herë të parë dhe publikisht presidentin Bajram Begaj.

Shkak është bërë refuzimi i që kreu i shtetit i bëri ftesës së kryeministrit të Greqisë, Kyrkiakos Mitsotakis për të marrë pjesë në takimin informal për 20-vjetorin e Samitit të Selanikut.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha për këtë veprim të Begajt e cilëson si të pamenduar dhe normalisht, sipas tij, të ndikuar nga kryeministri Edi Rama.

"Me këtë akt z.Begaj midis interesave europiane të shqiptarëve dhe interesave mafioze personale antieuropiane të Edi Ramës, zgjodhi Edi Ramën. Ai mori përsipër të bojkotojë samitin dhe refuzoi ftesën. Reagimi i presidentit është i pamenduar dhe nuk përfaqëson mendimin dhe interesat europiane të qytetarëve dhe forcave politike të vendit as dhe detyrimet për një fqinjësi të mirë, por strikt mendimin e Edi Ramës dhe interesat mafioze të këtij të fundit. Presidenti i Republikës në vend të ndërhyrjes për zgjidhjen e problemit Beleri, të stisur nga Edi Rama nga alfa tek omega dhe në shkelje të ligjeve të vendit, zbaton urdhrat e Ramës", shprehet Berisha.

Më tej Berisha thekson se kandidatin e opozitës të zgjedhur fitues më 14 maj, Fredi Belerin nuk ka ligj që ia ndalon betimin si kryetar i bashkisë së Himarës.

"Në ligjet e vendit nuk ka asnjë nen që e pengon Fredi Belerin të bëjë betimin si kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë me votën e qytetarëve dhe për këtë ekziston edhe precedenti i disa viteve më parë. Pretendimi i Edi Ramës se në rastin e Belerit ai po respekton vendimet e gjykatave të tre shkallëve të sadushit dhe sadushes është thejsht një gjethe fiku dhe deskretitim i sistemit gjyqësor të kontrolluar prej tij. Gjykatat nuk mund të shkruajnë ligjet e vendit, por duhet t’i zbatojnë ato me paanësi. Duke përfunduar, denoncoj publikisht të gjitha këto qëndrime që kanë në bazë interesat mafioze të Edi Ramës dhe klaneve të tij të drogës për trojet dhe tokat e Himarës dhe vijnë në kundërshtim të hapur me interesat demokratike dhe europiane të shqiptarëve, kërkoj lirimin e menjëhershëm të të burgosurit politik Fredi Beleri dhe përfaqësimin e Shqipërisë në Samitin e Athinës", shprehet Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë