Njerez

Bekimi i egos së heshtur…

Jetojmë në një epokë me ego të madhe. Studiuesit kanë dokumentuar një rritje të fortë që prej 1970-s të njerëzve me çrregullime të narcizmit, një trend kryesisht i hasur midis të rinjve.

Rrjetet sociale e kanë amplifikuar këtë “virtyt” në një gradë ku është krijuar një klasë e re kulturore me ata që e quajnë veten “influencer” dhe flasin për veten në hapësira digjitale. Kjo ka prekur dhe të rinjtë e thjeshtë; sipas një ankete, më shumë se gjysma e të rinjve dua të jenë influencera. Një strukturë e ngjashme është ngritur dhe në sistemin politik. Tashmë nuk ka më politikanë që e tërheqin publikin me ideale mbi familjen dhe shërbimin ndaj publikut, por politikanë që performojnë dhe çdo gjë e rrotullojnë rreth vetes.

Rritja e egos është shoqëruar me rënie të mirëqenies. Norma e depresionit në SHBA ka prekur nivelet më të larta në histori. Shkenca bihevjorale që studion sjelljen, ofron një tezë që shpjegon shumë mirë atë çfarë po shohim; “paradoksi i vetë-reflektimit”. Një fokus i fortë në vete është një tipar i evoluimit, por shkenctarët thonë se në fakt është një burim i palumturisë dhe keqpërshtatjë. Pra ne kemi zhvilluar një kulturë ku të gjithë po superkarikojmë këtë instikt primar duke krijuar një mjedis jonatyral dhe të pashëndetshëm deri në pikën që mund të na shkatërrojë jetën.

Se ku do të na çojë, nuk e di, por di që ka masa se si mund të mbroni shëndetin tuaj – përveç të shkuarit në një manastir. E kundërta e kësaj, që e quaj “ego e zhurshme” është “ego e heshtur”.

Termin nuk e kam shpikur unë, e kanë nxjerrë dy psikologë në vitin 2008. Në një kërkim ata e perifrazuan si “identitet i vetes që nuk është as shumë i vetë-fokusuar e as shumë e fokusuar tek të tjerët, një identitet që prek të tjerët pa humbur veten”. Ata matën egon e heshtur duke pyetur njerëzit nëse para se të kritikojnë dikë imagjinojnë veten në një situatë të ngjashme dhe nëse kaë ndryshuar karakter gjatë jetës. Studiuesit gjetën se njerëzit që kanë ego të heshtur kanë identitet gjithëpërfshirës, kanë zhvilluar perspektivat dhe kanë mundur të përvetësojnë shkëputjen nga vetëdija për të kuptuar të tjerët. Me fjalë të thjeshta, ego e heshtur përmban përgjegjshmëri, turp, ndihmë dhe shpresë.

Të njëjtët gjetën se ego e heshtur rrit lumturinë. Lidhet me një përmirësim të humorit, rritje të kënaqësisë së të jetuarit dhe kuptimit të jetës. Këto virtute i ndihmojnë njerëzit të krijojnë marrëdhënie të mira me të tjerët, të kuptojnë dhe të menaxhojnë emocionet e tyre e të mendojnë një të ardhme më të mirë.

Studiuesit zbulojnë se posedimi i një egoje të heshtur lidhet me aftësinë për rritje pas përvojave traumatike, që do të thotë ndryshime të tilla pozitive psikologjike si marrëdhënie më të forta, vlerësim për jetën dhe shpirtërore më të thellë. Studimet kanë treguar se si kjo mund të zbatohet, për shembull, për nënat që rritin fëmijë me aftësi të kufizuara ose për personat e papunë që kërkojnë punë.

Hulumtimet kanë treguar një korrelacion pozitiv midis egos së heshtur dhe tipareve të tilla të personalitetit si ekstroversioni, pranueshmëria, ndërgjegjja dhe hapja ndaj përvojës. Asnjë hulumtim nuk ka sugjeruar që një lloj i caktuar personaliteti është i papajtueshëm me egon e heshtur – me përjashtim të mundshëm të Triadës së Errët, e cila është e lartë në narcisizëm, makiavelizëm dhe psikopati. Por egoja e heshtur ndoshta vjen më lehtë për disa njerëz sesa për të tjerët.

Në një botë me ego të zhurmshme dhe pakënaqësi në rritje, strategjia kundërkulturore është të kultivoni egon tuaj të qetë. Kjo fillon duke vënë në pikëpyetje një masë të madhe urtësie konvencionale, e cila ju thotë që t’i jepni përparësi vetes përpara të tjerëve, të kërkoni “të vërtetën tuaj” në vend të të vërtetës dhe ta shihni të ardhmen si të zymtë dhe përtej aftësisë suaj për të bërë diçka për të. Edhe nëse i lëmë mënjanë gjetjet e kërkimit , një vështrim i rastësishëm i statistikave që tregojnë përkeqësimin e shëndetit mendor sugjeron se sa keq është mençuria konvencionale si një udhëzues për mirëqenien.

Egoja e heshtur është një mënyrë e mrekullueshme për të heshtur kakofoninë e botës egoiste. Ju nuk keni nevojë të shkoni në të gjithë rrugën drejt vetë-mohimit budist të mungesës së egos, por ju mund të shijoni absolutisht paqen, harmoninë dhe lumturinë që do t’ju sjellë egoja juaj e heshtur.

Shkruar nga Arthur Brooks për The Atlantic


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë