Ka ndodhur

Grabitja e armatosur e argjendarisë në Kamëz, arrestohet një nga autorët

Gazeta Si – Elez Hysa, 22 vjeç, është arrestuar si një prej autorëve të dyshuar të grabitjes me armë së ndodhur në Kamëz më 16 maj në një argjendari.

Sipas policisë, i riu është me banim në Krujë, ndërsa bashkëpunëtori i tij është ende në kërkim për ngjarjen.

Gjithashtu, policia thotë se janë sekuestruar disa sende të paligjshme, të vlefshme për hetimin.

Grabitja e argjendarisë në Kamëz ndodhi në 16 maj, ku persona të maskuar hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O.L., dhe morën një sasi bizhuterish.

Autorët janë larguar menjëherë pas krimit në drejtim të Zallherrit, duke lëvizur me motor. Sipas detajeve të zbuluara më herët nga policia, shuma e bizhuterive të grabitura, kapte vlerën e 7 milionë lekëve. Gjithashtu pati edhe dëme materiale nga thyerja e xhamave me tytën e automatikut.

Shitësja e argjendarisë tha se nuk u përball me autorët, pasi ndodhej në pjesën e pasme të dyqanit në momentin që ata kishin hyrë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë