Ka ndodhur

Sherr për parkimin e makinës, plagoset me thikë 55-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Një sherr për parkimin e makinës ka përfunduar në plagosjen e një personi mëngjesin e kësaj të enjteje në vendin e quajtur “Nisharaku” në Tiranë, pranë ish-Parkut të Autobusëve.

Mësohet se pas konfliktit të ndodhur rreth orës 07:40, Enton Nushaj, 48 vjeç, ka goditur me thikë Armando Millonajn, 55 vjeç.

Ky i fundit u transportua për në spital ku po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori është shpallur në kërkim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë