Rend dhe Ligj

Behar Bajri ekstradohet sot nga Franca

Behar Bajri, emri i të cilit doli në përgjimet e operacionit “Metamorfoza” dhe që është arrestuar në Francë, pritet të ekstradohet sot në Shqipëri. Sipas Top Channel, ai do të mbërrijë në Tiranë me një fluturim nga Franca, në mbrëmje, për t’u shoqëruar më pas nën masa të forta sigurie në një nga burgjet e kryeqytetit.

Në Shqipëri, Behar Bajri do të përballet me 5 vepra penale, ndër më kryesoret “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Vrasje me paramendim”. Ai ishte i shpallur në kërkim nga SPAK së bashku me 8 të tjerë, të dyshuar për 12 vepra penale, mes tyre grup i strukturuar kriminal, vrasje me dashje, korrupsion, pastrim parash e shpërdorim detyre.

43-vjeçari Bajri u arrestua në shtator të këtij viti, ndërsa hetimet ndaj tij dhe 14 personave të tjerë të implikuar në dosjen “Metamorfoza” nisën që në vitin 2019, pas zbërthimit të rrjeteve “Sky” dhe “EnkroChat” nga vendet partnere, të cilat sollën në Shqipëri informacionet që kishin përftuar nga tonë përgjimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë