Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Sipas Presidentit, ndryshimet në Kod janë fryt i marrëveshjes pozitë-opozitë në zbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Ndryshe nga sa pretendoi Lulzim Basha se do ta çonte draftin në Kushtetuese, Begaj nënvizon se ligji është në frymën e kushtetutshmërisë dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe se nuk ka cenim të barazisë para ligjit
Begaj thotë se ndryshimet bazohen në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe për pasojë nuk ka vend për të debatuar kushtetutshmërinë e një kriteri të vendosur nga vetë Kushtetuta
Sipas tij, ekzistenca e dy formave alternative, që rregullojnë prurjen në parlament, është përcaktuar në pikën 3 të nenit 64 të Kushtetutës. Ndërsa referuar debatit që solli pikërisht ky proces lista të hapura apo të mbyllura, Begaj thotë se nuk ka tagër të mbaj qëndrim për vizionet dhe kompromiset politike e ligjore. Ai kërkon gjithashtu që të realizohet sa më parë vota e diasporës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.