Analize

BE në mision që negociatat të hapen në qershor. A do të mund ta bindë Bullgarinë?

Komisioni Europian ka ndërmarrë sot një mision të rëndësishëm për të bërë të mundur mbajtjen e konferencës së parë ndër-qeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor, dukë bërë të mundur kështu hapjen de facto të kapitujve të anëtarësimit. Ky është shansi i fundit i unionit për të bërë të mundur përparimit real në bisedimet me dy vendet përpara se Presidenca Portugeze e BE-së të dorëzojë detyrën, duke i shtyrë negociatat për në vjeshtë.

Në përpjekje për të bindur Bullgarin të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, komisioneri i BE-së për Zgjerim, Oliver Varheliy dhe krye diplomati portugez, Augusto Santosh Silva, kanë nisur të premten vizitat në Shkup dhe Sofje.

Sipas raporteve na Brukseli, ata pritet të sjellin propozime konkrete për zhbllokimin e vetos së Bullgarisë dhe për miratimin e mbajtjes formale të Konferencës së Parë Ndërqeveritare.  Dy zyrarët do të bisedojnë me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, si dhe kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të këtij vendi.

Më pas ata do të udhëtojën drejt Shkupit ku do të kenë biseda në nivel të njëjtë, me presidentin, Stevo Pendarovski, kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm dhe të çështjeve europiane.

“Nisja zyrtare e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një prioritet kyç për BE-në dhe konferenca e parë ndërqeveritare me të dyja këto vende duhet të zhvillohet sa më shpejtë pasi të miratohet korniza negociuese nga ana e Këshillit”, ka thënë në një njoftim presidenca portugeze e BE-së.

Edhe burimet diplomatike nga disa shtete të rëndësishme të BE-së kanë thënë se po bëjnë “përpjekje maksimale” për të nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se po synojnë si afat fundin e muajit qershor, kur edhe skadon presidenca portugeze e BE-së.

Ka pasur edhe ide që, nëse Bullgaria nuk heq veton për Shkupin, negociatat të hapen vetëm me Shqipërinë. Por, disa shtete, në këtë moment, nuk duan një skenar të tillë duke insistuar se të dyja shtetet i kanë përmbushur të gjitha kriteret dhe se negociatat duhen hapur me të dyja vendet.

Por, burimet diplomatike thonë se heqja e pengesave nga ana e Bullgarisë nuk është e lehtë në kushtet që Sofja po përgatitet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme gjatë verës.

Nëse vendet anëtare të BE-së arrijnë pajtueshmëri deri më 22 qershor për Tiranën dhe Shkupin dhe nëse korniza e bisedimeve  nuk kundërshtohet nga Bullgaria, konferenca e parë ndërqeveritare do të mund të mbahej në 28 ose 30 qershorit të këtij viti.

“Po bëjmë çmos që Bullgaria ta tërheqë veton për fillimin e bisedimeve dhe unë them se qershori është mundësia optimale që kjo të ndodhë”, deklaroi dje ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Osmani shtoi se edhe pse tani Bullgaria ka vetëm qeveri teknike që ka si detyrë të vetme organizimin e zgjedhjeve, kabineti qeveritar sipas tij ka pushtetin të marrë vendimin për heqjen e vetos.

 “Për këtë bëmë kërkesë që të takohemi, ta mbajmë mbledhjen e komisionit ndërqeveritar, të përshtatim planin e veprimit, megjithatë, kuptohet edhe punojmë edhe me miqtë tanë dhe mbështetësit që të zhbllokohet procesi”, tha Osmani.

Ai shtoi se vendi fqinj po tenton në të gjitha mënyrat që të bindë Bullgarinë. Osmani u takua para vizitës së zyrtarëve eurpianë edhe me ambasadorin bullgar në vend, Angell Angellov i cili tha se Bulgaria mbetet e hapur për dialog por nuk premtoi rezultate konkrete.

Megjithatë, kryeministri Zoran Zaev deklaroi së fundmi se është i bindur se ka mjaftueshëm kohë që të arrihet një pakt me Sofjen për heqjen e vetos në Këshillin e BE-së dhe uljen më pas në tryezën e bisedimeve.

Ambasadorja gjermane Anke Hollshtajn gjithashtu konfirmoi se presidenca portugeze për momentin punon në propozimin konkret.

“Nuk e dimë se si konkretisht se si duket ky propozim. Ai orientohet në negociatat që janë mbajtur vitin në Berlin, por fakti që në Sofje kemi një qeveri teknike e bën edhe më të vështirë”, ka deklaruar Hollshtajn. Ambasadorja theksoi se 26 vende anëtare kanë dhënë miratimin për mbajtjen e konferencës së parë ndër qeveritare dhe se negociatat po mbahen peng nga një vend për interesa të nacionalë, duke dëmtuar gjithë Bashkimit Europian dhe duke shkatërruar kredibilitetin e saj në Ballkanin Perëndimor.

Në mbrojtje të Bulgarisë ka dalë edhe presidenti kroat Zoran Millanovic i cili tha se Shkupi përmbushi të gjitha kushtet për fillimin e bisedimeve vendi është mësuar “të qëllohet” sa herë që i “teket” dikujt. Këtë ai e deklaroi pasi Sofja zyrtare i dënoi deklaratat e tij për politikën bullgare drejtë integrimit evropian të vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë