Analize

BE-ja merr masa për të mbajtur Rusinë larg Ballkanit

Frika e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e ardhshme ka alarmuar BE-në, duke bërë që Parlamenti Europian të miratojë një rezolutë për të “mbajtur Kremlinin” larg kontinentit të vjetër.

Duke ngritur alarmin veçanërisht për ndikimin e Rusisë në vendet e Ballkanit, të cilën sipas Brukselit, Kremlini e përdor për t’u infiltruar më të në kontinent, eurodeputetët e cilësuan Rusinë si burimin kryesor të dezinformimit në Europë. Parlamenti Europian njoftoi rritjen e fondeve për task forcën që lufton propagandën ruse në Europën Lindore dhe Ballkan. Eurodeputetët thanë se task forca që punon kryesisht në Ballkanin Perëndimor, duhet të pajiset me "burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore” për të luftuar ndërhyrjet politike nga zyrtarët dhe vendet që mbështesin dezinformimin rus.

Parlamenti i bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të merrnin në konsideratë kërcënimet nga fushatat e dezinformimit rus gjatë zgjedhjeve europiane dhe i kërkuan të monitoronin nga afër reklamat politike në platformat online .

Shumë prej eurodeputetëve i bënë thirrje BE të ndihmonin dhe mbështesnin vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për të luftuar propagandën dhe dezinformimin rus.

Pas miratimit të rezolutës në në Strasburg, shumë deputetë europianë paralajmëruan se BE-ja është e gatshme të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë nëse ajo vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar.

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti serb

Ky votim ka sjellë një zhvillim tejet të rëndësishëm për Kosovën, pasi një nga kauzat e kësaj rezolute e ndalon Moskën të vërë veton ndaj anëtarësimit të Prishtinës zyrtare në OKB.

“Rusia nuk ka të drejtën e vetos mbi aspiratat euro-atlantike të asnjë kombeve evropiane”, përcakton klauzola, duke hequr kështu një nga pengesat më të mëdha për Kosovën.

Shqetësimeve të BE-se i janë shtuar edhe paralajmërimet e komandatit të forcave amerikane në Europë, gjeneralit Curtis Scaparrotti, i cili ka thënë se Rusia vazhdon të jetë “kërcënim kryesor” për sigurinë euro-atlantike dhe ka shprehur shqetësime për modernizimin e programit ushtarak të Moskës.

Duke folur në një seancë të Dhomës së Përfaqësuesve më 13 shkurt, Scaparrotti deklaroi Rusia synon të minojë çdo hap drejt integrimit të Ballkanit në aleancën euro-atlantike, përmes dezinformimit dhe mbështetjes së forcave ekstreme në rajon.

“Rusia ka vazhduar të jetë konkurente strategjike dhe është kërcënimi kryesor për stabilitetin e ambientit euro-atlantik” ka thënë ai para Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura.

“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë superioritet ushtarak në botë, por rritja e kapaciteteve ruse rrezikon përparësitë tona ushtarake dhe sfidon aftësitë tona për të vepruar në mënyrë të pakontestueshme në të gjitha fushat, si dhe zvogëlon mundësitë tona për të luftuar agresionin rus”.

Gjenerali amerikan ka shprehur shqetësime edhe për rrugët që po krijon Rusia në Ballkan, rajon në të cilin sipas tij SHBA-ja ka “investuar shumë dhe është tejet i rëndësishem për sigurinë e Europës”.“Nëse flasim në përgjithësi, këto përpjekje janë duke dëmtuar integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike, Bashkimi Evropian dhe NATO.

Gjenerali amerikan, Curtis Scaparrotti.

Ky është objektivi i tyre i përgjithshëm”, ka thënë Scaparrotti. “Fillimisht Moska ndërhyne përmes dezinformimit, përmes fondeve dhe mbështetjes ndaj disa partive. Ne shohim se një gjë tillë është rritur në Ballkan në gjashtë apo tetë muajt e fundit”.

Rusia sfidë strategjike

Duke kaluar ligji me 402 vota pro eurodeputetët votuan në favor edhe të një tjetër klauzole që deklaronte se Rusia "nuk mund të konsiderohet më si një partner strategjik "dhe se" BE nuk mund të ketë marrëdhënie bilaterale me Moskën derisa ajo të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Minskut dhe rikthen integritetin territorial të Ukrainës ".

Deri në aneksimin e paligjshëm të Krimesë, Bashkimi Evropian e kishte quajtur Rusinë si "partneren e saj strategjike". Por në Strategjinë e re të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, e cila pritet të zbulohet në fund të qershorit, blloku europian do të emërojë Rusinë si "sfidën e tij strategjike",

Shumë nga eurodeputetët deklaruan gjatë seancës në Strasburg se ishin "thellësisht të shqetësuar për lidhjet mes qeverisë ruse dhe partive të ekstremit të djathtë në BE. Parlamenti ishte i shqetësuar sidomos për zhvillimet e fundit në Hungari, duke njoftuar se shqyrtonte financimin e partive politike në Europën Lindorë për të shmangur që disa parti dhe lëvizje që përdoren për të destabilizuar projektin evropian.

"Koha e diplomacisë ka mbaruar. Nuk ka më vend për bashkëpunim për sa kohë që Rusia vazhdon të kontrollojë një Ukrainës dhe të sulmojë nëpërmjet rrugëve kirbenetike shumë vende të tjera evropiane ", tha eurodeputetja lituaneze Sandra Kalniet.

Ndërkohë eurodeputetja polake Anna Fotyga u shpreh se vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë paralajmëruar shumë më herët për strategjinë e rrezikshme të Rusinë në këtë rajon, por se Evropa Perëndimore kishte vendosur t’i injoronte. Në rezolutën e miratuar, deputetët gjithashtu theksojnë se BE duhet të jetë e gatshme të vendosë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, veçanërisht ndaj personave të caktuar.

Raporti gjithashtu u bën thirrje shteteve anëtare të BE që janë nën shqyrtim për shitjen e pasaportave, duke u ofruar kështu nënshtetësinë europiane shumë oligarkëve rusë, të jenë të kujdesshme pasi nëpërmjet këtij skenari dyshohet të jenë pastruar qindra miliarda euro.

Parlamenti gjithashtu shprehu shqetësime rreth projektit Nord Stream 2, duke vënë në dukje se tubacioni i gazit që do të lidhë Rusinë dhe Gjermaninë mund të rriste varësinë e bllokut europian ndaj gazit rus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë